Vrasja e policit shqiptar, hakmarrje ndaj policisë
Shkup - Ministria e Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankullovska nuk ka përjashtuar mundësinë që motivet e sulmit ndaj patrullës së policisë të jenë për hakmarrje për aksionet e fundit të policisë. “Sot në mesditë është sulmuar një patrullë policore gjatë kryerjes së kontrollit të rregullt në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Në sulmin e armatosur ndaj patrullës policore të përbërë nga pjestarët e njësitit policor Alfa jetën e ka humbur polici 39 vjeçar, Afrim Arifi. Dy të tjerë janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje kritike”, tha ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska në një deklaratë për mediat.
Sipas saj, vetura nga e cila është shtënë është e tipit “Golf” me xhama të errët.
“Patrulla policore gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në rajonin e lagjes Singeliq dhe rreth bulevardit Aleksandri i Madh ishte drejtuar më pas në drejtim të lagjes Gazibabë. Pas kryerjes së detyrës, vetura e policisë është kaluar nga një veturë “Golf” me xhama të errët, nga e cila është shtënë me armë zjarri, që ka zgjatur 30 sekunda, me çrast tre policët janë lënduar, prej të cilëve njëri ka ndrruar jetë”, theksoi ministrja Jankullovska.
Ajo nënvizoi se janë marrë të gjitha masat për kryerjen e hetimeve dhe sigurimin e gjurmëve që do të ndihmojnë në ndriçimin e kësaj vepre penale. Ministrja e Brendshme theksoi se dikasteri që drejtohet nga ajo në mënyrë të ashpër do t`i përgjigjet këtij sulmi të patrullës policore.
MPB ka urdhëruar të gjitha njësitet policore për masa të përforcuara, bllokim të vendkalimeve kufitare dhe aktivitete të tjera për të ndriçuar rastin dhe kapur autorët e sulmit.
Në afërsi të Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup, përsona të panjohur rreth orës 12:30 kanë gjuajtur me armë zjarri ndaj patrullës policore të njësiteve “Alfa”. Për pasojë mbeti i vrarë polici shqiptar Afrim Arifi, 39 vjeç është pjestari i njësitit policor “Alfa”. (INA)