KS miraton planin e Ban Ki Moon për EULEX-in
Bruksel - Këshilli i Sigurimit ka miratuar të mërkurën në mbrëmje një deklaratë, me të cilën i hapet rruga vendosjes së EULEX-it në tërë territorin e Kosovës, sipas planit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Në këtë mënyrë, KS nuk ka përfillur kundërshtimet e Prishtinës zyrtare. Liderët kosovarë kanë kundërshtuar me forcë planin e paraqitur nga Ban Ki Moon, ndërkohë që Beogradi i ka bërë thirrje Prishtinës që ta pranojë atë.
Kështu, Këshilli i Sigurimit i ka dhënë pëlqimin fillimit të punës së Misionit evropian në Kosovë nga muaji dhjetor nën mandatin e rezolutës 1244 të OKB-së. Misioni evropian për sundim të ligjit pritet të fillojë punën në muajin dhjetor në tërë territorin e Kosovës.
Në deklaratën presidenciale të KS-së thuhet se EULEX-i do të funksionojë nën ombrellën e OKB-së dhe do të jetë neutral ndaj statusit të Kosovës. Përfaqësuesja e Britanisë në OKB, Karen Pierce e quajti shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë si “ një hap të rëndësishëm për integrimin e rajonit në BE. Tani OKB dhe BE duhet të bien dakord mbi detajet e planit opereacional, në mënyrë që i gjithë komuniteti në Kosovë të dijë saktësisht se cfarë do të ndodhë dhe kohën kur do të ndodhë” - tha ajo.
Autoritetet serbe kanë shprehur kënaqësinë që kushtet e Serbisë për vendosjen e EULEX-it në Kosovë janë pranuar nga zoti Ban, ndërsa udhëheqësit kosovarë kanë thënë se nuk do të lejojnë zbatimin e asnjë plani që cënon pavarësinë e Kosovës.
Nga ana tjetër, Prishtina thotë se plani me 6 pika çon në krijimin e dy administratave paralele brenda një vendi të vetëm. Prishtina shqetësohet gjithashtu se ky plan parashikon një shtim të ndjeshëm të ndikimit serb në çështjet e brendshme të Kosovës. Ministri Hyseni theksoi se autoritetet kosovare nuk do të lejojnë asnjë veprim që do të cenonte sovranitetin e saj.
"Zbarkimi i EULEX-it është kritik dhe i domosdoshëm në çdo aspekt. Autoritetet qendrore dhe lokale po presin që të bashkëpunojnë ngushtë me EULEX-in për të përmirësuar sigurinë dhe jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, prandaj ne jemi të përkushtuar për vendosjen sa më të shpejtë të EULEX-it në tërë Kosovën në pajtim me mandatin që buron nga këto dokumente: deklarata e pavarësisë, pakoja e Ahtisarit, Kushtetuta e Kosovës, Planit të Përbashkët të Veprimit të BE-së të 4 shkurtit 2008 dhe ftesës së 17 shkurtit 2008 për vendosjen e EULEX-it", tha ministri Hyseni.
Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç shprehu mbështetjen e tij për rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. “Dëshiroj që ta shoh këtë raport të vënë në zbatim si dhe tonin më të fortë që ka përdorur Këshilli i Sigurimit në mbështetje të punës së Sekretarit të Përgjithshëm, që lidhet me propozimin për rikonfigurim si dhe për vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian për drejtësinë dhe policinë në përputhje me rezolutën 1244 dhe statusin e neutralitetit që parashtron në raportin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Sa më i fortë të jetë toni, aq më shumë shanse do të kemi për të arritur të vëmë në zbatim këtë punë të rëndësishme që duhet të përmbushim së bashku", tha ai.
Jeremiç ka përsëritur qëndrimin e shtetit të tij se pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Ai tha se Serbia mbetet e përkushtuar për të mbrojtur, siç e quajti ai, "krahinën e saj jugore" në mënyrë paqësore me mjete diplomatike dhe politike. Shefi i diplomacisë serbe shprehu kënaqësinë që kushtet e Serbisë për vendosjen e EULEX-it në Kosovë janë pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.
Në një deklaratë të Departamenti të Shtetit, thuhet se Shtetet e Bashkuara mbështesin vendimin e Sekretarit të Përgjithshëm për t’ia përshtatur rolin e OKB-së realitetit të ri të krijuar në Kosovë, duke zvogëluar misionin e UNMIK-ut dhe duke ia kaluar kompetencat për drejtësinë dhe policinë misionit të EULEX-it.
Por, thekson më tutje deklarata, Uashingtoni e vë theksin tek nevoja për të respektuar plotësisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, dhe në këtë kontekst nënvizon në veçanti angazhimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së që kalimi i kompetencave do të bëhet në bashkëpunim dhe konsultim të vazhdueshëm me autoritetet e Kosovës.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në sesionin e djeshëm të Këshillit të Sigurimit Rozmari Dikarlo, nënvizoi në fjalën e saj shqetësimet e ngritura nga autoritetet e Kosovës në deklaratën e tyre të 18 nëntorit, ku theksuan se hedhin plotësisht poshtë planin prej 6 pikash të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun. Por, theksoi më tutje zonja Dikarlo, autoritetet e Kosovës kanë shprehur angazhim për të mundësuar vendosjen e misionit të EULEX-it.
Reagimet pas seancës
Pas seancës, e cila përfundoi pak para mesnatës, sipas kohës lokale, Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried, i tha BBC-së se vendimi i KS-së të OKB-së për shtrirjen e EULEX-it në gjithë Kosovën është një goditje për ata që duan ndarjen e saj dhe është një hap për të konsoliduar një Kosovë të bashkuar.
Ai tha se EULEX-i do të veprojë sipas Rezolutës 1244, që është e paanshme ndaj statusit, por efekti i vendosjes së misionit, sipas tij, do të jetë konsolidimi i institucioneve të Kosovës.
Misioni i EULEX-it, tha ai, do të veprojë në një Kosovë të pavarur, të pandarë dhe sovrane.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni në një intervistë për BBC-në pas takimit, përshëndeti miratimin unanim që i bëri Këshilli i Sigurimit vendosjes së EULEX-it.
Ai tha se asnjë plan nuk do të mund të zbatohet pa pëlqimin e Prishtinës dhe të gjitha veprimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.