E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e rojës, familja ngushëllohet nga zv ministri

Zv ministri i Arsimit Halit Shamata ngushëllon familjen e rojës i cili dy ditë më parë u vra me kaçavidë nga një 17-vjeçar. Ai u shpreh se edhe në emër të ministrit Myqerem Tafaj i përcillte familjes Gjini ngushëllimet dhe ndante me ata dhimbjen e shkaktuar nga ngjarja e rëndë. Ndërkohë një ditë pas ngjarjes së rëndë nxënësit e shkollës së mesme të Bashkuar Osman Gjini kanë paralajmëruar për një protestë dhe madje edhe për një bojkot të mundshëm të mësimit nëse mungon siguria në shkollë. Nxënësit kanë kërkuar më shumë masa për të ndalur elementë të jashtëm të hyjnë në ambientet e shkollës. Reagimi i dhunshëm ka bërë që tensioni dhe frika të shtohen në ambientet shkollore. Roja Adriatik Gjini 49 vjeç u vra dje me kaçavidë nga Eljaso Çela 17 vjeç një adoleshent me precedent penalë të vjedhjes. Ndërkohë një grup tjetër nxënësish kanë njoftuar një protestë në shkollën e Mesme Kuqan të ndihmuar edhe nga banorët e zonës. Ata kanë deklaruar se do të protestojnë për sigurinë në rrugë pasi në aksin pranë shkollës dhe fshatin Kuqan si dhe përgjatë të gjithë aksit Kuqan-Cërrik-Mollas janë regjistruar shumë aksidente më pasoja të rënda për jetën. Policia ka rritur monitorimin e rrugëve në këtë zonë. F.S.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›