E Shtunë, 31 Tetor 2026

I thyejnë xhamat e makinës, vë 10 mijë euro gjobë

LEZHË- Policia e Lezhës në bashkëpunim me FNSH-në e Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e Ledio Lleshit, 19 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Sipas Drejtorit të Policisë së Qarkut Lezhë, Muharrem Furiku, arrestimi i 19-vjeçarit është bërë për veprën penale të “Shtrëngim për dhënie pasurie”, në bashkëpunim, pasi Lleshi në bashkëpunim me Zef Lleshin, tashmë i shpallur në kërkim, nën trysninë e armëve kanë kanosur 36-vjeçarin Altin Ismaili me banim në Shkodër, ku i kanë kërkuar atij 10 000 Euro”. Burime zyrtare të informacionit bëjnë të ditur se Altin Ismaili ishte konfrontuar me familjen Lleshi, ku për pasojë i kishte thyer edhe xhamat e makinës me mjete të forta, pas një përplasje me të. Pas kësaj familja Lleshi, me origjinë nga Mirdita, i kishte vënë një gjobë prej 10 000 erosh, për dëmshpërblimin e dëmit, por që Ismaili nuk kishte pranuar t’ua jepte. Dje rreth orës 13.00, ndërsa Altin Ismaili qe në qendër të qytetit të Lezhës, Zef Lleshi së bashku me djalin e tij Altin Lleshin, nën kërcënimin e një pistolete i kanë kërkuar atij 10 000 eurot e gjobës, të vëna për dëmshpërblimin e makinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›