Pakistan, mohohet vrasja e liderit taleban

Një zëdhënës i talibanëve pakistanezë, Asimullah Mehsud, ka mohuar se lideri i grupit të tyre është vrarë nga sulmi me avionëve e telekomanduar amerikanë.
Zyrtarët e inteligjencës pakistaneze janë cituar të kenë thënë se kanë zbuluar një numër bisedash të talebanëve, që thoshin se lideri i tyre, Hakimullah Mesud, është vrarë më 12 janar në rajonin e Vaziristanit Verior, pranë kufirit afgan.
Deklarata për vrasjen e tij kishin qarkulluar edhe në fillim të vitit 2010.