E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, të paktën 5 të mbytur në anijen “Costa Concordia”

Numri i të vdekurve nga mbytja e anijes luksoze italiane u rrit në pesë, pasi punonjësit e shpëtimit zbuluan sot trupat e dy burrave të moshuar në pjesët e fundosura të “Costa Concordias”. Ndërkohë numri i të zhdukurve është reduktuar nga rreth 40 në 15.

Mbrëmjene së shtunës, një çift nga Koreja e Jugut që ishin në muajin e mjaltit u nxorën nga kabina e tyre. Të paktën tre njerëz u vranë kur anija ngeci në rërë të premten në darkë në brigjet e italisë veriore duke batuar nga njëra anë. Dy francezë dhe një pjestar peruan i personelit vdiqën. Më shumë se 30 njerëz u plagosën. Skuadrat e shpëtimit të cilat përdorën barkat e shpëtimit dhe helikopterët arritën të evakuonin më shumë se 4 mijë pasagjerë dhe pjestarë të ekuipazhit në ishullin Xhilio aty pranë mëngjesin e së shtunës.

Pasagjerët e mbijetuar tregojnë përvojnë e hidhur, mes tyre dhe turisti amerikan, Mark Plath.

“Ne ishim duke qëndruar dhe anija nisi të ecte me shpejtësi, u kthye dhe pashë një nga vinçat e anijes që goditi një prej anijeve të shpëtimit e cila u thye …
Aty ishin dy nejrëz… pashë 5 të tjerë që u hodhën në ujë e nisën të notojnë ..”

Pasagjerët ishin në orarin e darkës në kohën e incidentit dhe iu është thënë se anija kishte probleme energjie.

Autoritetet kanë nisur një hetim për arsyet se përse anija preku në cektinë.

Kapitetini italian Françesko Schetino u ndalua dje mbasi u mor për disa orë në pyetje. Agjencia italiane ANSA thonë se ai do të përballet me disa akuza, mes tyre për vrasje dhe braktisje të anijes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›