E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, OJQ-të protestojnë sot para godinës së qeverisë

25 organizata joqeveritare në Kosovë do të organizojnë sot një protestë para godinës së qeverisë për të kundërshtuar dhunën e ushtruar në protestën e lëvizjes “Vetëvendosje”.

“Shoqëria civile është alarmuar me dhunën policore të shfaqur një ditë më parë kundër qytetarëve në protestën e “Vetëvendosjes”. 25 Organizata jo-qeveritare janë bërë bashkë për të organizuar një protestë paqësore, sot në orën 12:00 para ndërtesës së qeverisë kundër kësaj dhune” thuhet në deklaratë.

OJQ-të gjithashtu kanë shprehur revolten e tyre edhe ndaj qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare, duke thënë se përmes deklaratave të tyre ata kanë legjitimuar dhunën e qeverisë ndaj qytetarëve.

Në mesin e organizatave që do të protesojnë sot janë edhe FOL, KIPRED, GAP, KPJ, KDI dhe Qendra Politike për Avokim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›