E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shoferit policia dyshon per te dashuren

Tirane - Nje dite pas vrasjes se Sulejman Haxhiut shofer i nje kompanie private mediatike policia e kryeqytetit ka shoqeruar me teper se 15 persona te cilet jane pyetur
prej saj ne lidhje me krimin e te henes ne mbremje vone kur persona te panjohur vrane
me arme zjarri 51-vjecarin Haxhiu.

Burime te policise thane dje per Shekullin se ne lidhje me vrasjen e Haxhiut kane ngritur si piste kryesore vrasjen me motive hakmarrjeje disa kohe pas vrasjes se te birit. Nderkohe qe sipas burimeve te policise vec pistes se vrasje se djalit te Sulejman Haxhiut Artan Haxhiut ne Holande gjashte muaj te shkuar po hetohet si piste edhe nje histori intime qe Haxhiu ka pasur me nje vajze 27-vjecare identiteti i se ciles nuk jepet nga policia.

Burimet thane se ne lidhje me te dy keto pista po punohet prej tyre dhe ata kane shoqeruar ne drejtorine e Policise se Tiranes dhe ne komisariatin e Policise nr. 2 me teper se 15 persona te cilet jane pyetur nga Policia ne cilesine e personave qe kane lidhje dijeni mbi rrethanat e hetimit dhe te ngjarjes se te henes ne mbremje.

Hetuesit e komisariatit te Policise nr. 2 ndersa personat e shoqeruar dhe te marre ne
pyetje kane pasur edhe ish-bashkeshortin e vajzes 27-vjecare por policia refuzoi te jape
identitetin e tij. Nga veprimet e policise eshte mesuar se 51-vjecari Sulejman Haxhiu
ka pasur nje lidhje jashte martesore me nje vajze rreth 27-vjecare e cila ishte e martuar.

Kur bashkeshorti mori vesh se e shoqja kishte lidhje me nje burre tjeter vendosi te divorcohej dhe keshtu ndodhi ata u divorcuan. Pikerisht kete histori policia e ka marre ne konsiderate si piste te mundshme te krimit ndaj Haxhiut.

Ish-bashkeshorti i vajzes me te cilen ishte lidhur Haxhiu eshte pyetur nga policia por ka mohuar te kishte gisht ne krimin ndaj 51-vjecarit te vrare mbremjen e te henes ne nje lokal bastesh ne Tirane.

Vec kesaj piste policia ka marre ne pyetje edhe shoke dhe miq te Artan Haxhiut djalit
te vrarit per te zbuluar lidhjet e mundshme dhe konfliktet qe ai ka pasur ne Holande
ku sipas policise edhe eshte ekzekutuar.

Dyshimet me te forta te policise ne lidhje me vrasjen e te henes ne mbremje lidhen pikerisht me perfshirjen e mundshme te te birit ne ndonje grup te dyshimte ne Holande dhe ne shenje hakmarrje ai eshte ekzekutuar e me pas edhe i ati.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›