Vrasja e shqiptarit në Milano, arrestohen 7 persona

Shtatë persona u arrestuan nga policia italiane me akuzën e përfshirjes dhe shkaktimit të vrasjes së shtetasit shqiptar Artin Avrami i cili u ekzekutua dje me armë zjarri në një lokal në Milano.
Sipas mediave italiane identifikimi i autorëve të krimit është bërë me anë të shqyrtimit të kasetave filmike të barit ku ndodhi vrasja e shqiptarit 38-vjeçar Artin Avrami.
Të ndaluarit janë katër shtetas shqiptarë dhe tre shtetas italianë, të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes.
Policia tha se të ndaluarit janë të moshës 30-40 vjeç ndërsa mes tyre mësohet se është edhe pronari i lokalit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit.
Vrasja e emigrantit Altin avrami ndodhi ditën e djeshme. Sipas policisë sherri ka nisur për një femër të cilën viktima e kishte komplimentuar ndërsa pala tjetër ka reaguar ashpër duke hyrë në konfliktin që përfundoi me përdorimin e armëve dhe vrasjen e emigrantit si dhe plagosjen e dy personave të tjerë.