E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e shqiptarit, nis hetimi ndaj dy policëve italianë

Autoritetet italiane kanë nisur hetimin ndaj dy karabinierëve italianë të cilët hapën zjarr ku mbeti i vrarë një ditë më parë emigranti shqiptar Thoma Zeni. 35-vjecari mbeti i vrarë në një ndjekjeje në Siena te Italisë. 

ITALI - Vihen nën hetim dy karabinierët italianë të cilët hapën zjarr një ditë më parë kundër emigrantit shqiptar, Thoma Zeni. 35 vjeçari mbeti i vrarë gjatë një ndjekjeje në periferinë e Kole Val D’Elsa, në Siena te Italisë. Sipas autoriteteve italiane, nisja e hetimeve ndaj dy karabinierëve është një veprim që duhet kryer. Sipas një rindërtimi të parë të ngjarjes, karabinierët kanë tentuar të ndalojnë një automjet që rezultonte i vjedhur. Dy personat që ishin në makinë, janë larguar nga automjeti dhe kanë tentuar të arratisen në këmbë drejt fushave.
Karabinierët kanë qëlluar të paktën 5 herë, pasi kanë parë dy shkëndija në makinën e shqiptarëve dhe kanë dëgjuar dy shpërthime që mendohet të kenë qenë të airbag të makinës. Një nga dy të personat që ndiqeshin, Thoma Zeni ka vdekur, ndërsa tjetri ka arritur të arratiset. Shërbimet e kontrollit të karabinierëve kanë bërë të ditur se ishte tentuar dhe dy herë të tjera të ndalohej kjo makinë e vjedhur.
Mendohet se shqiptari ishte pjesë e një organizate që merrej me vjedhjen e vilave. Gjithsesi në Itali janë hapur hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit, ndërkaq vazhdojnë kërkimet për shqiptarin tjetër të arratisur.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›