E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, sekuestrohet rreth 5 kg heroinë, arrestohet poseduesi

Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 5 kg heroinë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e dogës. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Tregtari” është sekuestruar 4.840 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë si dhe është arrestuar 27-vjeçari Ermal Myrtaj nga Fieri.
Sipas policisë droga është kapur në portin e Vlorës gjatë kontrolli të ushtruar në automjetin tip Benz me targa FR 9753 B në pronësi të 27-vjeçarit.
Sipas policisë droga u gjet e fshehur në pjesën poshtë fshirëseve të xhamit të parë, e mbështjellë në 9 pako ndërsa kishte si destinacion Italinë.
Ndërkohë materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" e mbetur në tentativë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›