E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja gjatë darkës, viktima i ngacmoi motrën njërit prej autorëve

KORÇE Pesë autorë të arrestuar për dhunën me pasojë vrasjen e 23-vjeçarit Oligert Kreka dhe plagosjen e një tjetri. Ata kanë pranuar se krimi mabakër erdhi pasi viktima i kishte ngacmuar motrën Aldi Nazifit, kushëririt të mikpritësit të shtëpisë ku ndodhi krimi. Pas ngjarjes tronditëse në fshatin Barç, ku një 23- vjeçar humbi jetën si pasojë e një sherri me një grup të rinjsh, policia ka bërë të mundur arrestimin e 5 prej tyre dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Emiljano Nazifi, Aldi Nazifi, Ilia Zeneli, Ismir Ravolli dhe një 16-vjeçar me inicialet M.Q., pasi janë arrestuar kanë pohuar krimin, duke rrëfyer me detaje edhe ngjarjen. Sipas deklarimeve të tyre në polici, ata nuk janë konfliktuar më parë me njëri-tjetrin përballë, por vetëm përmes telefonit. Shkak i kësaj përplasjeje të nisur thuajse një vit më parë ka qenë ngacmimi që i ka bërë viktima motrës së Aldi Nazifit, njërit prej autorëve. Ata kanë deklaruar se njiheshin me viktimën dhe të plagosurin prej kohësh, pasi banonin në të njëjtin fshat dhe se sherri i përgjakshëm që ndodhi mes tyre nuk ka qenë i planifikuar. Burime nga Policia thanë se autorët janë shprehur para bluve të Korçës se ishin mbledhur për të festuar Ditën e Verës, por pasi ishin dehur ka qenë pikërisht viktima ai që ka nisur të rrëfejë në mënyrë të pavetëdijshme për ngacmimet që i kishte bërë vajzës dhe kjo ka mjaftuar për të nxitur reagimin e grupit të të rinjve. Ata kanë marrë Oligertin dhe Saimirin dhe pasi i hodhën në një krevat kanë nisur ti rrahin së bashku me shkelma. Më tej, kanë përdorur edhe karrige, shishe, dërrasa e deri tek mjetet e mprehta derisa ata kanë humbur ndjenjat, por pavarësisht kësaj, ata kanë vijuar ti godasin. Pasi i kanë rrahur për disa orë, i kanë nxjerrë te dera e banesës dhe janë larguar për ti shpëtuar policisë.                 dh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›