E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton: Vlerësojmë rolin e Shqipërisë për Kosovën

TIRANE- Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Clinton i ka dërguar sot zëvendës kryeminstrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta ku vlerëson rolin e Shqipërisë për ta çuar përpara cështjen e pavarësisë së Kosovës. ‘Ne vlerësojmë thellësisht gjithcka që Shqipëria dhe Ju personalisht keni bërë për të cuar përpara kauzën e një Kosove të pavarur, paqësore dhe demokratike, ndërkohe që keni ndjekur në mënyrë të shpejtë dhe të qëndrueshme pajtimin rajonal me Serbinë’ – lexohet në letrën e Clinton.

Sekretarja amerikane e shtetit shkruan ndër të tjera se opinioni këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përforcoi në mënyrë të vendosur qëndrimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ky vendim mund të shërbejë si katalizator për Serbinë dhe Kosovën për të lënë mënjanë diferencat. Në letrën e saj drejtuar Metës Clinton shpreh edhe një herë mbështetjen e SHBA për Kosovën dhe se qeveria amerikane do të vazhdojnë të nxisë ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e e saj. ‘Kjo është rruga drejt një të ardhmeje të përbashkët si pjesë e një Evrope që është e lirë, e bashkuar dhe në paqe.’- perfundon Clinton letrën e saj drejtuar Zv.kryeministrit Ilir Meta.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›