Ksavi mbreti i pasimeve

Ksavi Hernandez është mbreti i pasimeve në kampionatet më të mëdha europiane: Spanjë, Itali, Gjermani, Angli dhe Francë. Mesfushori i Barcelonës renditet i pari me 1553 pasime të kompletuara në gjysmëfushën kundërshtare.
Përveç Ksavit, në pesë vendet e para të këtij klasifikimi të veçantë ndodhen edhe Lionel Mesi me 1351 pasime, Ksabi Alonso me 1271, Dani Alvesh (1215) dhe Mikel Arteta (1207). Kjo bën që Barça të jetë skuadra më e përfaqësuar, duke qenë se ka tre lojtarë në “Top 5”.
Megjithatë, Ksavi nuk kryeson vetëm kur bëhet fjalë për pasimet në gjysmëfushën kundërshtare. Numri 6 “blaugrana” renditet i pari edhe përsa i takon të gjitha vertikalizimeve në lojë, me 2139 pasime të realizuara.
32-vjeçari është i vetmi që ka kaluar barrierën e 2000 pasimeve, ndërsa pas tij vijnë Ksabi Alonso me 1985, Andrea Pirlo 1925, Filip Lahm 1896 e Mikel Arteta me 1804 pasime.
Të gjitha këto shifra tregojnë se Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll nuk e ka vlerësuar rastësisht Ksavin me “Çmimin Oskar” për regjinë në sportin më popullor në botë gjatë katër sezoneve të fundit.