Serbia si ndihmon serbët e Kosovës
Beogradi nuk mund dhe nuk do të pranojë të bashkëpunojë me serbët që kanë fituar në zgjedhjet lokale në Kosovë, ka deklaruar sekretari i shtetit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic.
Mosbashkëpunimi, transmeton agjencia franceze e lajmeve, mund të përfshijë ndërprerjen e financimit për autoritetet lokale të rajoneve me popullsi serbe në Kosovë.
Ivanovic shtoi se dalja në zgjedhje e një pjese të serbëve të cilët kanë vendosur të dëgjojnë dhe besojnë Prishtinën dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, vendet e të cilëve kanë njohur Kosovën e pavarur, është diçka që duhet të na shqetësojë.
Të dielën e kaluar, një numër i konsiderueshëm i serbëve morën pjesë në zgjedhjet lokale përkundër kërcënimeve dhe shantazheve të tjera nga Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Serbe. Megjithatë, në pjesën veriore të Kosovës, në zgjedhje kanë dalë numër simbolik i votuesve.