Shqiptarët e duan NATO-n

Nëse të gjithë popujt e Ballkanit i besojnë më së shumti kishës së tyre, kjo nuk vlen për shqiptarët dhe kroatët.
Për shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe të Maqedonisë, më e besueshmja është NATO-ja, ndërkohë që për kroatët, ushtria e tyre.
Këto janë rezultatet e një hulumtimi të bërë publik nga Balkan Galup Monitor, e cila këto rezultate i ka mbledhur për nevojat e Fondit Evropian për Ballkanin.
Ky hulumtim është bërë me nga 1 mijë të anketuar për secilin shtet, ku përveç kësaj çështjeje, është përfshirë edhe pyetja në lidhje me qeverisjen dhe korrupsionin.
Kështu, qytetarët në Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, në të shumtën e rasteve janë të kënaqur nga puna e qeverive të tyre.
Por kjo nuk ndodh edhe me të anketuarit në Kroaci, BeH, e veçanërisht në Serbi.
Përveç kësaj, shumica e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi konsiderojnë se vendet e tyre lëvizin në drejtim të keq dhe janë të pakënaqur nga standardi jetësor.
Por në këtë rast, kjo nuk vlen për kosovarët dhe shqiptarët, të cilët sipas hulumtimit, janë të kënaqur nga standardi dhe janë optimistë për atë që ua sjell ardhmëria.
Sa i përket mbështetjes për integrimin në BE, përkrahja mbetet e lartë te të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kroacisë.
Ky shtet, edhe pse është afër hyrjes në BE, edhe më tutje shikon me dozë të dyshimit dhe madje 43 për qind e qytetarëve të saj do të votonin kundër anëtarësimit në këtë union.
Por kur vjen puna te frika për ndonjë përleshje të mundshme të armatosur, nga të gjithë të anketuarit, më të frikësuarit janë qytetarët e Maqedonisë.
Sipas anketës, në Maqedoni, dy të pestat e maqedonasve dhe shqiptarëve, konsiderojnë se marrëdhëniet midis këtyre dy grupeve etnike janë përmirësuar.
Frika se në pesë vitet e ardhshme mund të ketë konflikt të armatosur në rajon, pasohet nga Serbia, Kroacia dhe BeH-ja.
Sa i përket emigrimit, të anketuarit shohin të ardhme më të mirë jashtë vendit të tyre, ku në përgjithësi, 45 për qind e tyre e ndajnë të njëjtën pikëpamje.
Shqiptarët e Kosovës janë të vetmit të cilët kanë shënuar rritje të optimizmit për mundësitë në shtetin e tyre, nga 18 në 40 për qind ndërmjet vitit 2008-2009.
Por kjo ndryshon me shqiptarët e Shqipërisë, ku 38 për qind e të anketuarve ende do të largoheshin nga vendi i tyre.