E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Tiranë, Ruçi debat me Bashën në Kuvend

Replika

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i është drejtuar dje ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, të sigurojë rendin, duke i kujtuar atij vrasjen që kishte ndodhur pak minuta më parë pak metra larg Parlamentit, për të cilin u shpreh “Doni të thoni i nderuar ministër se nuk është vrarë një njeri i ndershëm, por një kriminel. Nëse ka qenë kriminel vendin e ka në burg, duhet ta kapje”. Ruçi i ka kujtuar ministrit Basha zhdukjen e një vajze 6-vjeçare në mes të ditës dhe vrasjen e një deputeti në prag të fushatës, çështje këto që ende nuk kanë një zgjidhje. Si replikë, ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, u shpreh se “më vjen keq që spekulimi po bëhet nga një ish-ministër i Brendshëm. Shqipëria është një vend i sigurt dhe jeni ju ata që rekrutuat Zani çaushin”.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›