E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhafaj: Ky është një proces i montuar politik

Qëndrimi

Socialistët e kanë cilësuar si proces të montuar politikisht votimin e dekreteve të Presidentit për kandidaturat e Gjykatës së Lartë. Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj, bëri me dije dje në Parlament se kjo është në kundërshtim me të gjitha rregullat e një jete parlamentare. Përmes deputetit Fatmir Xhafaj, socialistët kanë deklaruar se deputetët e mazhorancës janë duke votuar për mercenarët e pushtetit. “Ne nuk jemi bashkëpërgjegjës dhe as bashkëfajtorë në këtë nismë që po ndërmerrni”, tha Xhafaj.

Sipas tij, mazhoranca është duke marrë në mbrojtje arbitrat e saj në gjyqësor për t’i pasur më pas si krah mbështetës për të mbuluar vendimet që i interesojnë dhe e kundërta. Menjëherë pas këtyre deklaratave, deputetët e opozitës janë çuar nga karriget e tyre të Kuvendit dhe kanë dalë nga salla, duke mos marrë pjesë në votim.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›