E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në plazh, prangoset përkrahësi i autorit të krimit

Policia, në kërkim autorit të vrasjes, Gani Kapiti
Ngjarja e rëndë ku një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me shotgun për motive pronësie, ka sjellë vënien në pranga nga policia të personit të parë. Shpend Turku, 42 vjeç, i dënuar me parë për dëmtim prone është arrestuar nga policia e Durrësit pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas i ka dhënë përkrahje autorit të krimit Gani Kapiti.Në këtë konflikt Kapiti ka qëlluar për vdekje 39 vjeçarin Agron Bodlli.Kapiti, pas vrasjes është larguar nga vendngjarja dhe kur është takuar me Shpend Turkun, ky i fundit ka marrë armën e krimit dhe e ka fshehur atë në një kanal me ujë rreth 3 km larg vendit të ngjarjes.Vetëm pas një pune disa orëshe, efektivat e policisë arritën të gjejnë armën, duke e bllokuar në cilësinë e provës materiale, ku dhe prangosën autorin e kësaj vepre, 42 vjeçarin Turku. Informacione zyrtare nga policia bëjnë të ditur se arma e gjuetisë ishte me leje, ndërsa mbi Turkun rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Ngjarja e e rëndë rreth orës 14:35 të së martës, në lagjen numër 13, rruga Pavarësia Plazh Durrës, ku 50 vjeçari Gani Kapiti, për motive pronësie qëlloi me armë gjahu në kokë shtetasin Agron Bodlli. Ky i fundit po ndërtonte një objekt për të cilin kishte edhe leje pranë hotel Drenicës. Pikërisht kjo tokë ku ndërtonte Bodlli është sebepi i sherrit midis tij dhe Gani Kapitit që është pronar i hotel Drenicës. Edhe Kapiti pretendonte se toka ku ndërtonte Bodlli ishte e tij dhe për pasojë ka nisur prej disa muajsh një konflikt i cili ka përfunduar me viktima. Ka qenë pikërisht Kapiti, i cili ka marrë çiften dhe e ka zbrazur mbi trupin e Bodllit, që ishte në punë e sipër në objektin e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur si rezultat i një konflikti ndërmjet autorit dhe viktimës, mbasi Agron Bodlli ishte duke ndërtuar një objekt ngjitur me hotel Drenica, i cili nga punimet e kryera ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye të dy kanë qenë në proces gjyqësor. Fillimisht kanë patur një konflikt me fjalë, ku më pas shtetasi Gani Kapiti ka marrë armën e gjahut, të cilën e ka patur me leje dhe nga oborri i hotelit të tij ka qëlluar në kokë shtetasin Agron Bodlli, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit ku me gjithë ndërhyrjen e mjekeve ka gjetur vdekjen. Ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me armën e krimit. Nga ana e policisë po punohet intensivisht për kapjen e tij. 39 vjeçari Agron Bodlli, sipas bluzave të bardha ka ndërruar jetë pasmesnatës, si pasojë e plagës së rëndë që kishte marrë në kokë. Ata pohojnë se ai kishte mbërritur në gjendje kritike për jetën dhe se gjatë operacionit ai ishte futur në koma. Por, edhe me ndërhyrjen e mjekëve, 39 vjeçari nga Shijaku nuk ka mundur ti shpëtojë vdekjes, duke ndërruar jetë rreth orës 00:01 të ditës së djeshme. Trupi i pajetë i viktimës ndodhet në morgun e spitalit të Durrësit, ku pas ekspertizës do të tërhiqet nga familjarët për tu dërguar në banesën e fundit.

Last Updated on Thursday, 21 May 2009 13:02

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›