E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbin një i moshuar dhe e mitura 9-vjeçare

Dy persona janë denoncuar
si të zhdukur gjatë
ditës së djeshme në
kryeqytet, ndërkohë që familjarët
e tyre i janë drejtuar policisë
për ndihmë, me qëllim gjetjen e
tyre. Një nga të zhdukurit është
një i moshuar, i cili vuan nga skleroza,
ndërkohë që personi tjetër
është një e mitur 9-vjeçare. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë
së Tiranës bënë të ditur se
kërkohet nga familjarët Ramazan
Shaqir Hysnelaj, 65 vjeç, që është
larguar nga shtëpia që
mbrëmë rreth orës 19.00. Mësohet
se Hysnelaj vuan nga skleroza
dhe në momentin e largimit
nga shtëpia ka qenë i veshur me
rroba shtëpie, me tuta blu, me
një bluzë të kuqe poshtë, një triko
jeshile të errët sipër dhe me
shapka. Familjarët kanë bërë
apel se kush e shikon të kontaktojë
me ta në numrat e telefonit
2226382, 0692066469. Ndërkohë,
policia shpjegoi se në orën
19.30 të së shtunës ka bërë kallëzim
Florie Ramazan Hysa, 45
vjeçe, banuese në rrugën "Çerçiz
Topulli" për humbjen e vajzës së
saj. Ajo ka treguar për uniformat
blu se që të premten, në orën
10.30, i është larguar nga banesa
vajza e saj, Jemine Hysa, 9 vjeçe,
lindur në Gramsh dhe banuese
në adresën e mësipërme. Ndërkaq,
policia është lutur se kush
mund të ketë informacion të
telefonojë në polici. Sipas të
dhënave, u kryen veprimet procedurale
dhe po punohet për
gjetjen e sqarimin e rrethanave të
largimit të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›