Basha: Shqiperi-Greqi kane marredhenie te shkelqyera
Ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Lulzim Basha, priti ne takim kryetarin e Grupit te Miqesise Greqi-Shqiperi ne Parlamentin grek, Georgios Tryfonidis. Ministri Basha pasi vleresoi nivelin shume te mire, te marredhenieve qe ekzistojne midis dy vendeve, si vende fqinje dhe mike me histori, afersi e lidhje tradicionale bashkepunimi, falenderoi ne menyre te vecante per mbeshtetjen e vazhdueshme qe Greqia dhe Parlamenti i saj, i kane dhene dhe po i japin Shqiperise ne realizimin e aspirates se saj, integrimin ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Tryfonidis, nga ana e tij, vleresoi hapat e bera nga Shqiperia ne rrugen e integrimit ne strukturat euroatlantike, si dhe ne realizimin me sukses te reformave dhe projekteve te ndermarra nga qeveria shqiptare ne ekonomi, infrastrukture, turizem, etj. Duke ndare te njejtat vleresime me ministrin Basha, per nivelin e marredhenieve shume te mira mes dy vendeve tona, ai theksoi se ekzistojne mundesi te metejshme per zgjerimin dhe fuqizimin e tyre ne te ardhmen, ne te gjitha fushat me interes te ndersjellet.