KQZ: Per zgjedhjet e qershorit, do te perdoren kutite e zgjedhjeve vendore
Ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, do te votohet me te njejtat kuti votimi, qe u perdoren ne zgjedhjet e pushtetit vendor ne vitin 2007, por me kode te tjera sigurie. Per te cilat pritet te vendoset ne mbledhjen e sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne parim ka vendosur te perdore te njejtat kuti, qe nga te gjitha forcat politike, pranohen se kane qene te mira dhe ne baze te standardeve te kerkuara. Por do te ndryshoje kodet e sigurise per te mos krijuar probleme me aplikimin e tyre. Ndonese dhe kodet e sigurise per kutite e votimit, jane gjendje ne magazinat e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ky komision do te vendose sot se cfare do te behet per kodet e reja, e nje siguri me te larte. Komisioni me i larte zgjedhor, shtyu mbledhjen e djeshme, te thirrur per kete ceshtje, pasi perfaqesuesi i Partise Socialiste ne KQZ-se, Genc Gjoncaj kerkoi qe te njihet me mire me materialet dhe propozimet e bera. Keshtu vendimi per miratimin e modelit te kutise se votimit, kutise se materialeve zgjedhore si dhe kodeve te sigurise, do te merret ne mbledhjen e sotme. Aktualisht anetaret e KQZ-se, kane rene dakord qe kutia te jete e njejte, si nga permasa dhe modeli. Pra do te perdoren ato te zgjedhjeve vendore te vitit 2007. Zgjedhja do te behet vetem per kodet e sigurise dhe per zhvillimin e zgjedhjeve kerkohen 90 mije cope. Kodet ekzistuese, vleresohen si te papershtatshme per t'u perdorur ne zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit.
Perdorimi
Kutite e votimit qe u perdoren ne zgjedhjet e pushtetit vendor ne vitin 2007, do te jene efektive edhe per kete vit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vleresoi te vere ne perdorim te njejtat kuti, duke i konsideruar si te sigurta.
Raporti
SHBA: Procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave dhe korrupsioni tek zyrtaret e larte te shtetit, mbeten nje problem serioz