"Bashkepunimi, faktor stabiliteti ne Rajon"
Bashkepunimi me vendet e "A3" perben nje shembull per te gjithe vendet e rajonit dhe niveli aktual i marredhenieve politike mes ketyre vendeve, perben nje baze te mire per zgjerimin e metejshem, ne te gjitha fushat. Keshtu theksuan ne nje takim te perbashket mes tyre, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa dhe homologu i tij kroat Branko Vukelic, gjate nje takimi te zhvilluar ne Kroaci. Oketa falenderoi gjithashtu Presidentin kroat Stipe Mesic, per qendrimin e Kroacise perkundrejt ceshtjes se Kosoves dhe njohjes se pavaresise se saj. Ne Ministrine e Mbrojtjes kroate, ministri Oketa se bashku me delegacionin e tij, u prit ne nje ceremoni zyrtare pas se ciles u zhvilluan edhe bisedimet dy paleshe mes dy delegacioneve. Vukelic garantoi Oketen se bashkepunimi mes dy vendeve do te thellohet me teper, pas hyrjes se plote te tyre ne NATO. Oketa dhe Vukelic vune nje bilanc te reformave ne fushen e mbrojtjes, por dhe ne kuader te marredhenieve mes vendeve te "A3". Dy ministrat rikonfirmuan deshiren dhe vullnetin per te vazhduar bashkepunimin. "Shqiperia dhe Kroacia duhet te japin eksperiencat e tyre edhe per vendet e tjera te rajonit, qe duhet t'i bashkohen ketyre iniciativave", tha ministri yne i Mbrojtjes. Oketa siguroi edhe njehere qendrimin e qeverise shqiptare se, e ardhmja e vendeve te rajonit eshte integrimi ne strukturat e NATO-s dhe BE-se.