E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO, Sllovenia "shtyn" Shqiperine

Perplasjet mes Sllovenise dhe Kroacise kane penalizuar Shqiperine. Keshtu, Parlamenti slloven nuk ratifikoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, duke e shtyre per disa kohe nje votim te tille. Ky proces, sipas mediave sllovene, mund te kryhet pas nje jave. Shkak per mosratifikimin jane bere problemet e hershme mes Kroacise dhe Sllovenise per shkak te kufijve. Mesohet se ne javen e pare te shkurtit Parlamenti slloven mund te mblidhet serish, per te hedhur edhe nje here ne diskutim, e per votim, ratifikimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO, por te pakta jane gjasat qe Sllovenia te arrije akordin me fqinjin e saj per ceshtjen e kufijve. Refuzimi nga Parlamenti slloven, ka shkaktuar edhe mosmarreveshje brenda politikes sllovene mes mazhorances ne pushtet dhe opozites. Mosmarreveshje te cilat sollen dhe penalizmin e Shqiperise, permes mosratifikimit te Protokollit, nderkohe qe vetem pak muaj na ndajne nga samiti vjetor i NATO-s ku Shqiperia ka marre premtimin per t'u anetaresuar, me te drejta te plota. Gjithmone sipas mediave sllovene reagime te forta ka pasur dje, menjehere pas rrezimit te miratimit te ratifikimit. Kryeministri i Sllovenise, Borut Pahor u shpreh "plotesisht i befasuar me sjelljen e partise me te madhe opozitare, e cila konteston edhe politiken e Sllovenise ne raportet nderkombetare". Duke folur per mediat vendase, Pahor tha se "kjo qe ndodhi, prek besueshmerine e Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kroacise ndaj shtetit te Sllovenise, sepse per anetaresimin e tyre ne NATO, eshte i domosdoshem ratifikimi".Nderkohe, nuk shuhen shpresat per nje ratifikim te mundshem ne periudhen ne vazhdim. Mesohet se ne javen e pare te shkurtit, Parlamenti slloven mund te mblidhet serish per te hedhur edhe nje here ne diskutim e per votim, ratifikimin e Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Nga ana tjeter NATO i trembet nje referendumi ne Slloveni, per ratifikimin e Protokollit qe mund te votohet kunder. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›