E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i BE, Van Rompui viziton Ballkanin në maj

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompui do të vizitojë gjatë muajit maj Ballkanin Perëndimor. "Do të shkoj në të shtatë ose tetë kryeqytetet e rajonit, në mënyrë që ta dërgoj mesazhin se, herët ose vonë, të gjithë kanë perspektivë evropiane", deklaroi Van Rompuy në Bruksel. Para gazetarëve ai theksoi se i mbështet të gjitha takimet për bashkëpunim në rajon dhe shpreson se në të ardhmen, në to do të marrin pjesë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›