E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 24 vjet burgim per trafikun e pistoletave

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda kerkoi dje denimin me 24 vjet e gjysme burg per tre te pandehur te akuzuar per trafik te armeve e municioneve, te ndaluar ne muajin gusht te ketij viti. Diten e djeshme eshte paraqitur pretenca nga ana e organit te akuzes ne Gjykaten e Krimeve te Renda dhe eshte kerkuar denimi me 11 vjet heqje lirie per Isa Docaj, nje vit me pak per Kujtim Bajramaj dhe 1,5 vjet per Edison Demushin. Sipas akuzes, tre te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar arme nga Kosova per ne Shqiperi dhe anasjelltas. Sasia e armeve u zbulua ne afersi te Fierzes, me 9 gusht te ketij viti, kur u kapen 21 pistoleta te tipit "Zastava", prodhim jugosllav.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›