E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, policia shpërblim për informatorin

Policia ka ofruar shpërblim për personin që jep informacione rreth vrasësve të Artan Allushit ditën e djeshme në Tiranë. Shuma e ofruar nga policia është 500 mijë lekë për informacionin e dhënë për vrasjen e tij dhe plagosjen e Kujtim dhe Nertil Allushit pranë Doganës në kryeqytet. Sipas burimeve të policisë si i dyshuar kryesor për krimin është 38-vjeçari, Bashkim Qefalia. Gjithashtu policia ka vënë në dispozion edhe numrin e telefonit 04 11 10 21 për çdo informacion të mundshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›