Rama takon sot krerët e rretheve
Në prag të zhvillimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kreu i kësaj partie pritet të zhvillojë sot paradite një takim me krerët e rretheve. Burimet nga Partia Socialiste saktësojnë se objekt i këtij takimi do të jetë pikërisht axhenda e asamblesë, por e fokusuar veçanërisht te procesi zgjedhor i 28 qershorit. Para se të mbërrijë në mbledhjen e një prej strukturave më të larta vendimmarrëse të Partisë Socialiste, kryetari i PS-së ka zgjedhur të bisedojë më parë me krerët e kësaj partie në rrethe, mjaft aktive në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Ky është takimi i parë që bën kreu socialist me strukturat e bazës, pasi deri më tani është zhvilluar vetëm një mbledhje e kryesisë dy javë më parë dhe një mbledhje me të gjithë kandidatët për deputetë. Duket se vendimet e këtyre dy takimeve kanë marrë fund tashmë, pasi ka marrë fund edhe procesi i ankimimeve edhe në Kolegjin Zgjedhor dhe pritet shpallja e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në mbledhjen e kryesisë të disa javëve më parë u vendos që të vijonte deri në fund beteja ligjore për disa qarqe: Fierin, Shkodrën, Tiranën dhe Beratin. Po në këtë mbledhje u diskutua për qëndrimin e mëtejshëm të PS-së për të hyrë ose jo në Parlament. Në takimin e një dite më vonë me të gjithë kandidatët e PS-së për zgjedhjet e 28 qershorit, u ngrit një tjetër shqetësim, ai i dokumentimit të parregullsive të zgjedhjeve. Qysh prej asaj dite, brenda selisë rozë kanë nisur denoncimet, mbledhja e fakteve dhe të dhënave nga drejtues të PS në qendër dhe në bazë, e kandidatë për deputetë që ishin pjesë e fushatës. Këto shkelje përbëjnë një dosje të shkeljeve e do të denoncohen te faktori ndërkombëtar.
Më tej, ndërsa vijoi procesi i ankimimit në KQZ e mandej në Kolegjin Zgjedhor, Partia Socialiste nuk ka mbledhur asnjë strukturë dhe nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje, duke pritur vendimmarrjen. Por duke parë se fazës së dytë të procesit zgjedhor i erdhi fundi, Partia Socialiste ka kaluar në procesin e mbledhjes së strukturave për të parë se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm. Deri më tani ekziston versioni i mosnjohjes së qeverisë, pasi siç është shprehur kryetari i PS-së, Edi Rama, ajo do të krijohet me mandate të vjedhura. Një tjetër version është ai që PS mos të hyjë në Parlament. Sa i përket kësaj çështjeje, mendimet janë të ndryshme. Anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi, është shprehur kundër kësaj ideje, pasi, siç tha ai, PS nuk mund të imitojë opozitën që ka bërë dikur Berisha dhe që vetë PS-ja e ka kritikuar. Megjithëse para është ende edhe muaji gusht dhe selia rozë e strukturat e saj vendimmarrëse kanë mjaft kohë për të shqyrtuar dhe vendosur për hapat e mëtejshëm. Kjo, pasi PS nuk njeh as vendimet e Kolegjit Zgjedhor. Pak ditë më parë, pasi kolegji vendosi për Beratin, kryesocialisti Edi Rama deklaroi se edhe gjykata nuk mundi t‘i shpëtonte ndikimit të politikës e të Sali Berishës. Ndaj, tha ai, përmes këtij vendimi, Partisë Socialiste iu hap rruga për të mos njohur qeverinë, sepse ajo është ilegjitime për shkak të mandateve të vjedhura.