Parlamenti, "i pushtuar" nga meshkujt
Në 18 vjet, parlamentet shqiptare pothuajse kanë qenë të "pushtuara" nga deputetët meshkuj. Numrin më të madh të përfaqësimit të grave në Kuvend e ka Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit dhe ky falë ligjit të ri, i cili me kusht përcaktonte që në listat e deputetëve, 30% e tyre duhet të ishin femra. Sepse, përfaqësimi i grave në Kuvend nga 1991 deri më sot ka pësuar ulje-ngritjet e saja, duke bërë që gratë deputete të jenë gjithmonë e më pak të përfaqësuara, pavarësisht deklaratave të drejtuesve të partive politike dhe të deputetëve meshkuj, se prezenca e tyre në sallën e Kuvendit është e rëndësishme dhe shërben për të zbutur tonet politike. Në zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri, të cilat janë mbajtur më 15 prill 1991 nga 250 deputetë që ka pasur në atë kohë Kuvendi shqiptar, vetëm 10 prej tyre kanë qenë femra, 6 ishin nga Partia e Punës, që përfaqësonte të majtën në atë kohë dhe 4 nga Partia Demokratike ose e djathta, por ky Kuvend nuk pati jetë të gjatë, mandati i këtyre zonjave deputete zgjati vetëm një vit deri më 2 shkurt 1992. Në këtë vit ndodhi edhe ndryshimi i madh pluralist në vend, Partia e Punës u shndërrua në Partinë Socialiste dhe tashmë ndryshoi sistemi zgjedhor, i cili nuk dërgonte më në Kuvend 250 deputetët, por vetëm 140, pasi ato zgjidheshin në bazë të sistemit zgjedhor mazhoritar - proporcional. Në zgjedhjet e reja, të cilat u zhvilluan më 4 prill 1992, shqiptarët dërguan në Kuvend vetëm 9 deputete femra, të cilat 8 vinin nga Partia Demokratike dhe vetëm 1 nga Partia Socialiste. Në zgjedhjet e treta pluraliste në Shqipëri, të cilat u zhvilluan më 1 korrik 1996, morën mandatin e deputetes për të përfaqësuar shqiptarët në Kuvend 21 gra, nga të cilat 20 ishin të zgjedhura nën siglën e Partisë Demokratike dhe vetëm 1 nën siglën e Partisë Socialiste. Por, edhe ky Kuvend pas zhvillimeve të 1997-ës nuk pati mundësi ta çojë mandatin e tij deri në fund. Ky mandat u ndërpre më 15 maj 1995, për t‘i hapur rrugë një Parlamenti të ri, i cili doli nga zgjedhjet e 23 korrikut 1997. Nga këto zgjedhje, mandatin e deputetes nga femrat arritën ta marrin vetëm 11 gra, nga të cilat 9 ishin zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste, 1 nën siglën e Partisë Socialdemokrate dhe 1 nën siglën e Partisë Demokratike. Gjatë kësaj kohe, politika shqiptare nisi të krijojë një stabilitet politik si në çdo vend demokratik, duke i zhvilluar zgjedhjet njëherë në 4 vjet ashtu siç e kërkonte edhe Kushtetuta e vendit. Më 3 shtator 2001, shqiptarët iu drejtuan sërish kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri prej 140 deputetësh, nga të cilat këtë herë 9 prej këtyre deputeteve ishin gra, 7 përfaqësonin Partinë Socialiste në Kuvend dhe vetëm 2 prej tyre Partinë Demokratike. Ndërsa në zgjedhjet e 3 korrikut 2005, nga 140 deputetë në Kuvend, 10 prej tyre ishin femra, nga këto 4 për Partinë Socialiste, 4 për Partinë Demokratike dhe 2 për Partinë Socialdemokrate. Ky përfaqësim i paktë i grave në Kuvend prej 18 vjetësh ka ndryshuar kryekëput në zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti. Partitë politike ndryshuan sistemin zgjedhor, duke vënë si kusht përfaqësimin e grave në listat e zgjedhësve në masën 30%, përfaqësim i cili deri diku u respektua nga partitë politike, duke bërë të mundur kështu që në Kuvend këtë legjislaturë të futen 22 gra më shumë se në çdo Parlament tjetër të zgjedhur nga 1991 deri më sot. Ndarja e grave në grupe parlamentare falë këtij ligji është e barabartë, 11 do të jenë deputete femra nën siglën e Partisë Demokratike dhe po kaq, pra 11 deputete, do të ketë nën siglën e saj edhe Partia Socialiste. Nga gjashtë palë zgjedhje, të cilat janë zhvilluar brenda 18 vjetëve në sallën e Kuvendit, kanë mundur të futën për pak apo për shumë kohë, kjo ka qenë në varësi të jetëgjatësisë së Kuvendit, 92 gra deputete, nga të cilat 50 prej tyre kanë qenë nën siglën e Partisë Demokratike, 39 nën siglën e Partisë Socialiste dhe vetëm 3 deputete femra kanë qenë nën siglën e Partisë Socialdemokrate. Ndërsa partitë e tjera, megjithëse kanë qenë të shumta në numër në sallën e Kuvendit, u ka munguar përfaqësimi i grave.
Gratë në Kuvend
Numrin më të madh të grave në Kuvend e kanë nxjerrë zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti, duke përfaqësuar partitë politike me 22 deputete femra. Më pas vijnë zgjedhjet e 1996-ës, të cilat kanë dërguar në Kuvend 21 gra deputete. Zgjedhjet e 1997-2001 kanë nxjerrë 11 gra deputete, duke u pasuar nga zgjedhjet e 1991-1992 me 11 gra deputete. Në zgjedhjet e 2005-2009 kanë qenë 10 gra deputete, ndërsa legjislaturat me më pak deputete kanë qenë ato të 1992-1996, me 9 gra deputete dhe po kaq ka pasur edhe në zgjedhjet e 2001-2005.
Mosha e deputeteve
Pjesa më e madhe e grave, të cilat përfaqësohen në politikë i përkasin një moshe të re. Numri më i madh i grave deputete i përket moshës nga 30 deri në 50 vjeçe, shumë prej të cilave përfaqësohen për herë të parë në sallën e Parlamentit, por ka edhe nga ato deputete si: Ermelinda Meksi apo Jozefina Topalli, të cilat kanë më shumë se dy mandate që janë zgjedhur deputete, duke i bërë kështu të kenë më shumë eksperiencë pune në legjislativin shqiptar. Vetëm në Parlamentin e ri do të ketë 15 deputete, të cilat përfaqësohen për herë të parë në sallën e Kuvendit, ndërsa 7 prej tyre e kanë për herë të dytë ose për herë të tretë që përfaqësojnë shqiptarët në Kuvend. Ndërsa në Parlamentin e kaluar 2005-2009, 6 kanë qenë deputete të reja dhe 4 prej tyre vinin për herë të dytë në sallën e Parlamentit.
Profesioni i deputeteve
Ekonomia dhe jurisprudenca janë dy profesionet që mbizotërojnë në diplomat e deputeteve femra, të cilat përfaqësojnë zgjedhësit shqiptarë si në Parlamentin e ri ashtu edhe në parlamentet e shkuara. Në Parlamentin e ri, pesë deputete femra kanë profesionin e juristes, katër prej tyre të ekonomistet, tre të shkencave politike, ndërsa të tjerat janë mësuese, mjeke dhe aktore. Po kështu, edhe në legjislaturën e kaluar pjesa më e madhe e deputeteve kanë qenë me profesionin juriste dhe ekonomiste, duke mos mbetur më pas ato që vinin nga fusha e mësimdhënies.
15.4.1991 - 4.2.1992 Legjislatura XII - 250 deputetë
1-Elvira Shaplla PP
2-Gagace Bregaj PP
3-Nadire Prifti PP
4-Lumturi Rexha PP
5-Lindita Prifti PD
6-Gjinovefa Ndreniku PD
7-Natasha Lako PD
8-Rushen Golemi PD
9-Themie Thomai PP
10-Marie Biba PP
4.4.1992 - 29.3.1996 Legjislatura XIII - 140 deputetë
1-Afërdita Zëri PD
2-Ermelinda Meksi PS
3-Hajrie Kruja PD
4-Lindita Prifti PD
5-Liri Abazi PD
6-Mira Kauri PD
7-Natasha Lako PD
8-Natasha Shehu PD
9-Rushen Golemi PD
1.7.1996 - 15.5.1997 Legjislatura XIV - 140 deputetë
1. Albina KARAMITRO
2. Antoneta DEDA
3. Antoneta LULI
4. Ariana NATI
5. Arlinda KEÇI (YMERAJ)
6. Ermelinda MEKSI
7. Evis GREZA
8. Frida DUSHNIKU
9. Jera KRUJA
10. Jozefina TOPALLI
11. Kleri KASIMATI
12. Kozeta MENKULASI-PD
13. Lindita KASHARI- PD
14. Margarita QIRKO-PD
15. Marjeta PRONJARI-PD
16. Milika JAHO-PD
17. Natasha KRYEDHI-PD
18. Natasha SHEHU-PD
19. Nela MOISIU-PD
20. Roza PATI-PD
21. Suzana PANARITI-PD
23.7.1997 - 14.5.2001 Legjislatura XV - 155 deputetë
1. Afërdita STEFANI-PS
2. Arta DADE-PS
3. Ermelinda MEKSI-PS
4. Iliriana KËRÇUKU-PS
5. Ingrid SHULI-PSD
6. Jozefina TOPALLI-PD
7. Keti QOSJA-PS
8. Luiza HOXHAJ-PS
9. Merita NDREKO-PS
10. Natasha PAÇO-PS
11. Zamira ÇAKA-PS
3.9.2001 - 3.7.2005 Legjislatura XVI - 140 deputetë
1. Arta DADE-PS
2. Elida TEPELENA-PS
3. Ermelinda MEKSI-PS
4. Fatbardha SHABANAJ-PS
5. Jozefina TOPALLI-PD
6. Makbule ÇEÇO-PS
7. Marjeta ZAÇE-PD
8. Monika KRYEMADHI-PS
9. Valentina LESKAJ-PS
3.7.2005 - 28.6.2009 Legjislatura XVII - 140 deputetë
1-Majlinda Bregu PD
2-Diana Çuli PSD
3-Arta Dade PS
4-Angjelina Kola PSD
5-Valentina Leskaj PS
6-Jozefina Topalli PD
7-Lajla Pernaska PD
8-Rajmonda Stefa PS
9-Arenca Trashani PD
10-Ermelinda Meksi PS
28.6.2009 e në vazhdim 140 deputetë
1-Vasilika Hysi PS
2-Eglantina Gjermenji PS
3-Rajmonda Bulku PD
4-Majlinda Bregu PD
5-Lajla Pernaska PD
6-Rudina Seseri PS
7-Klodian Spahiu PS
8-Albana Vokshi PD
9-Ermelinda Meksi PD
10-Mesila Doda PD
11-Luiza Xhuvani PS
12-Valentina Leskaj PS
13-Shegushe Ligori PS
14-Adrian Gjoni PD
15-Mimi Kodheli PS
16-Olta Xhaçka PS
17-Ledina Anjerolli PD
18-Jozefina Topalli PD
19-Arenca Trashani PD
20-Ermonela Velaj PS
21-Arta Dade PS
22-Paulina Hoti PD