Vrasja te Dogana, "në qeli" Qefalia
Gjykata e Tiranës ka caktuar dje masën e sigurisë "arrest
me burg" për Bashkim Qefalinë, të akuzuar për "vrasje
me dashje". Ndërkohë që dje gjykata ka lënë në "detyrim
paraqitjeje", kundrejt garancisë pasurore prej 200 mijë
lekësh Isa Lushën, i akuzuar si bashkëpunëtor për arratisjen
e 38-vjeçarit. Gjatë zhvillimit të masës së sigurisë, Qefalia
ka pranuar se është autor i vrasjes së Artan Allushit dhe
plagosjes së Kujtim dhe Nertil Allushit. Prokurori i çështjes
i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së tij "arrest me
burg", duke u mbështetur në disa prova materiale, si dhe
për faktin se 38-vjeçari përbën rrezikshmëri shoqërore.
Ngjarja për të cilën akuzohet Qefalia ka ndodhur gjashtë
ditë më parë, kur xhaxhai dhe nipërit e tij i kanë kërkuar
shpjegime Qefalisë për ngacmimin e vajzës. Por situata
ka degjeneruar në kërcënime fi zike dhe përleshje mes
tre personave dhe vetë të dyshuarit si autor. Gjatë sherrit
është qëlluar tre herë me armë, ku kanë mbetur të plagosur
xhaxhai së bashku me dy nipërit e tij. Bashkim Qefalia
është kapur pas pesë ditësh i shpallur në kërkim, në një
banesë në periferi të kryeqytetit, ku ai përpiqej t‘i fshihej
policisë.