E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabiste pushuesit, pranga 19-vjeçarit

Sezoni turistik ka shtuar shumë
hajdutët edhe në zonën e Golemit,
ku çdo ditë regjistrohen raste
të reja vjedhjeje. Madje një person
tjetër është arrestuar nga policia
dhe dy shokët e tij janë shpallur në
kërkim për vjedhjen e një turisti, të
cilit i kanë marrë 600 euro. Burimet
policore bënë të ditur se, bazuar
në detyrat e dhëna nga Drejtori i
Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
si dhe mbi planin e masave për
sezonin veror 2009, vazhdon puna
për marrjen e masave, me synim
rritjen e cilësisë së shërbimit policor.
Kështu, shërbimet e Komisariatit
të Policisë Kavajë kanë marrë
masa organizative si në drejtim
të normalizimit të trafi kut rrugor,
ashtu edhe në drejtim të parandalimit
dhe kapjes së autorëve
me tendencë kryesisht vjedhjen
e pasurisë së pushuesve. Dy net
më parë, shërbimet e Komisariatit
të Policisë së Kavajës kryen arrestimin
në fl agrancë të shtetasit
Ervin Preçi, 19 vjeç, lindur në
Rrëshen dhe banues në Tiranë,
i proceduar më parë për vjedhje
me dhunë. Arrestimi i tij u bë pasi
dy ditë më parë, rreth orës 11:00,
në Golem, në bashkëpunim edhe
me dy shokët e tij, Eugen Arapi dhe
Edison Demiraj, dyshohet se kanë
realizuar vjedhjen prej 600 eurosh
në dhomat e pushuesve në plazhin
e Golemit. Sipas policisë, vjedhja
është kryer në dhomën e marrë
me qira nga Artan Jonuzi, 33 vjeç,
banues në Kosovë. Ndërsa për dy
personat e identifi kuar policia tha
se është bërë shpallja në kërkim,
ndërkohë që u kryen veprimet
procedurale dhe materialet do t‘i
kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Kavajë, për veprën penale të
vjedhjes në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›