E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut, kompania ajrore shpërblen poligamët

Nje avion i kompanise Kulula

Ndërsa presidenti afrikanojugor, Jacob Zuma, është në prag të martesës për herë të gjashtë, kompania ajrore low cost Kulula.com  do të shpërblejë poligamët duke u ofruar fluturime falas grave të katërta.

Oferta e kompanisë vlen për të gjitha gratë e katërta që udhëtojnë me familjen në linjën Johanesburg-Cape Town.

Kompania ajrore e Afrikës së Jugut, e njohur për fushatat e pazakonta publicitare, ka sqaruar udhëtarët se oferta vlen vetëm për gratë e katërta gjatë gjithë muajit prill, në nderim të dasmës së pritshme të presidentit, këtë fundjavë. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›