E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj: Vrasësi i Tahirit u lirua në 2011-ën

Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj ka reaguar sot për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri duke dhënë edhe rrjedhën e ngjarjes.
 

Në një konferencë për shtyp, Burgaj ka theksuar se shefi i komisariatit të Shijakut po drejtonte strukturat vendore të policisë në një operacion për parandalimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale si dhe për armëmbajtje pa leje në momentin ku është vrarë.
 

“Me të marrë informacionim për këtë ngjarje të rëndë struktuarat e policisë bënë të mundur idendifikimin e autorëve Ilir Xhakja dhe Ledion Krasnaj. Në operacionin për kapjen e tyre u angazhuan të gjitha strukturat e policisë së Durrësit, forcat RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë FSHF dhe njëkohësisht u ngrit grupi hetimor i cili kreu të gjitha hetimet për dokumentacionin e kësaj ngjarje. Në sajë të ndjekjes së vazhdueshme të policisë si dhe rrethimit të zonës u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ilir Xhakja 38 vjeç, person me precedentë kriminal, i dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasje dhe i liruar në 2011" theksoi Burgaj.

Gjithashtu Burgaj ka theksuar se vijojnë kërkimet për kapjen e 17-vjeçarit Ili Krasnaj ndërsa shton se në shtëpinë e tij ka sekuestruar edhe 60 fishekë.

Ndërkohë, Burgaj ka garantuar të gjithë opnionin publik se strukturat e policisë janë të angazhuara për të siguruar rendin dhe sigurinë publike dhe do të përballet me forcën e ligjit gjithkush që e shkel ligjin.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›