E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani i kapur me 40 kg heroinë, kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë


Daniel Englert depozitoi kërkesën e tij, pasi "bashkëpunëtori" i tij, Zaim Tafa, fitoi lirinë

TIRANË- Pas vendimit të dhënë në mesin e korrikut të këtij viti nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ku u lirua nga burgu "shoqëruesi" i gjermanëve të arrestuar me 40 kg heroinë, shtetasi Zaim Tafa, i dyshuari si pronar i kësaj sasie droge, gjermani Daniel Englert ndjek rrugën e njejtë, duke kërkuar edhe ai lirinë. Ky fakt konfirmohet nga burimet zyrtare pranë Gjykatës së Lartë, ku rekursi i mbrojtësit ligjor të 61- vjeçarit Englert, është depozituar. Një rekursin e kërkuar kundërshtohet vendimi i masës së sigurisë "arrest me burg" të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe e Apelit të Krimeve të Rënda ndaj tij. Sipas rekursit, i dyshuari si pronar i 40 kg drogë të sekuestruar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, nuk është i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës. Këto pretendime avokatët mbrojtës, i kanë ngritur menjëherë pas lirimit të "kolegut" të tyre Zaim Tafa, i cili edhe pse u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si i implikuar në këtë trafik droge, Gjykata e Lartë e liroi për mungesë provash. Pritet që rekursi i 61- vjeçarit Englert të shqyrtohet me datë 30 shtator ora 11:40 minuta nga treshja e kryesuar nga gjyqtari Gani Dizdari, gjyqtar ky që liroi bashkë të arrestuarin e shtetasit gjerman, fierakun Tafa. Sipas prokurorisë, në ngarkim të arrestuarit të datës 2 maj 2009 Daniel Englert, janë siguruar prova materiale që provojnë lidhjen e tij me çiftin gjerman Franc dhe Rexhina Kiacek, të cilëve iu gjet dhe sekuestrua më 2 maj 2009 droga në makinën e tyre të tipit "Peugot", brenda së cilit ishin fshehur 80 pakot 500 gramshe të mbushura me heroinë. "Është provuar se dy java para se të arrestohet çifti gjerman, i pandehuri Englert bashkë me ata ka vizituar Shqipërinë ku ka qëndruar disa ditë dhe më pas po dy ditë para arrestimit ka ardhur sërish në Shqipëri, por, që pas ndalimit të çiftit Kiaçek në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, i pandehuri Englert ka tentuar të iki për në Gjermani, duke u arrestuar në aeroportin e "Rinasit". Ndaj tij, rëndon akuza e "trafikut të lëndëve narkotike" në bashkëpunim me bashkëvendësit e tij çiftit Franc dhe Rexhina Kiacek, si dhe fierakëve Alban Pëllumbi e të liruarit Zaim Tafa.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›