E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasje te ish-Parku i Autobusëve në Tiranë, ekzekutohet 35-vjeçari



Tiranë – Një i ri është ekzekutuar dje rreth orës 19:00 në kryeqytet. Viktima paraprakisht identifikohet si Shpëtim Gjenollari, rreth 35 vjeç, lindur e banues në qytetin e Korçës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një kafene në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Sipas burimeve, i riu është qëlluar me tre plumba, por nuk dihen motivet e ekzekutimit. Policia ka shkuar në vendngjarje, por ende nuk ka rënë në gjurmë të autorit, që, pasi hapi zjarr me armë, u zhduk në drejtim të paditur, duke përfituar edhe nga errësira.

11 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›