“Remziun e morën të lidhur nga punishtja disa të panjohur”
Ish-punonjësi i biznesmenit të zhdukur rrëfen për ditën e ngjarjes. Dëshmia te Krimet e Rënda, shkon në 50 numri i dëshmitarëve të pyetur
Laureta Rryçi
Tiranë - Remzi Hoxha është marrë në punishten e tij i prangosur nga disa të panjohur dhe pas asaj dite nuk është parë më. Gjykata e Krimeve të Rënda dëgjoi dje një nga dëshmitë me fakte konkrete mbi zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ish-punonjësi i tij, Dalip Seferi, për më shumë se 45 minuta ka rrëfyer se çfarë ndodhi më 21 tetor të vitit 1995 në punishten që ndodhej në rrugën “Siri Kodra”. I thirrur nga prokurori i çështjes, Seferi ka treguar se Remzi Hoxhën e kishte pasur punëdhënësin e tij. Më 21 tetor të vitit 1995 ai po punonte si çdo ditë tjetër, bashkë me punëtorët e tjerë. Sipas dëshmisë së tij, kanë qenë disa persona që e kanë marrë Remzi Hoxhën, të cilët nuk i kanë lejuar punëtorët të pyesin se çfarë po ndodhte.
Dëshmia
“Ishte pasdite kur disa persona erdhën në punishte. Pasi u takuan me Remzi Hoxhën i lidhën duart dhe e futën në një makinë që ishte parkuar jashtë”. Kështu e nisi dje dëshminë e tij Dalip Seferi, ish-punonjës në linjën e prodhimit të duraluminit, pronë e biznesmenit shqiptaro maqedonas, për të cilin prokuroria është shprehur se fillimisht është rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Dëshmia është dëgjuar në seancën e djeshme të gjyqit që u zhvillua në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Për krimin e kryer më 21 tetor 1995, në bankën e të akuzuarve janë të ulur 4 ish SHIK-as; Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Veç zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas, mbi supet e ish-SHIK-asve rëndojnë dhe akuzat e rrëmbimit dhe torturimit të Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt. Dalip Seferi është dëshmitari i thirrur nga prokuroria, i cili pranoi se ka parë vetë me sytë e tij largimin e Remzi Hoxhës pasditen e 21 tetorit të 1995-s. Megjithatë, vitet që kanë kaluar kishin ndikuar tek ai për të mos fiksuar fytyrat e personave që kishin shoqëruar biznesmenin, si dhe targën e makinës me të cilën janë larguar pa ditur se ku.
Kërcënimi
Më tej në dëshminë e tij Seferi tregoi se të gjithë punonjësit kishin tentuar të dilnin jashtë të shihnin se çfarë po ndodhte me pronarin e tyre, por një person i armatosur me një pistoletë i ka ndaluar dhe i kishte urdhëruar që të mos lëviznin. Më pas dëshmitari konfirmoi se pak ditë më vonë dy persona të tjerë kishin shkuar sërish në punishte dhe kishin kontrolluar makinën e Remzi Hoxhës, e cila që pas zhdukjes së tij vazhdonte të qëndronte e parkuar jashtë punishtes. Që prej asaj dite dëshmitari tregon se nuk e kishin parë më Remzi Hoxhën dhe as kishin pasur ndonjë informacion tjetër për fatin e tij. Në këtë proces deri dje janë pyetur rreth 50 dëshmitarë. Burime pranë kësaj gjykate pohuan se në seancat e ardhshme pritet të dëshmojnë një numër i konsiderueshëm dëshmitarësh që do të thirren po me kërkesën e përfaqësuesit të akuzës. Mes dëshmitarëve në këtë proces janë pyetur edhe gjenerali Agim Shehu, ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish-zëvendësministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi, ish-shefi i SHIK-ut.
11 Mars 2009