Komisionerja e Larte e BE Katherin Ashton se shpejti ne Shqiperi

Kriza e rende politike ne Shqiperi e thelluar pas ngjarjeve te 21 Janarit ka bere qe shume shpejt ne Tirane te mund te shkoje edhe Komisionerja e Larte e Bashkimit Europian per Politiken e Jashtme dhe Sigurine Katherin Ashton. Kjo u njoftua sot nga Majkell Man nje zedhenes i Komisionit Europian.
Baronesha Ashton shpreson te vizitoje Tirane shume shpejt pas perfundimit te turneut te saj ne Lindjen e Mesme dhe Afriken Veriore javen e ardhshme njoftoi sot zedhenesi. Sipas burimeve nga Brukseli nese kjo vizite nuk realizohet ne kete moment atehere pritet te jete ne javen pasuese.
Mberritja ne Shqiperi e perfaqesueses se Larte te Bashkimit Europian do te pasonte dy vizitat e te derguarit te saj Miroslav Lajcak menjehere pas ngjarjeve te 21 Janarit ne perpjekje per uljen e tensioneve dhe rifillimin e dialogut politik mes paleve. Perpjekje te cilat deri me tani nuk duket te kene ndonje rezultat.
Rreth situates se krijuar dy dite me pare me perfaqesuesit me te larte shteteror dhe politik shqiptar diskutoi edhe zevendesndihmes sekretari amerikan i shtetit Tomas Kantrimen gjate qendrimit te tij ne Tirane.