E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani nevojiten masa urgjente per te evituar zvarritjet e proceseve gjyqesore

Ne Shqiperi ministri i Drejtesise Bujar Nishani tha sot se nevojiten masa urgjente per te evituar zvarritjet e proceseve gjyqesore te cilat po sjellin bllokimin e dhenies se drejtesise.

Deklarata e tij vjen pak dite pasi gjykata e Tiranes nxorri nga qelite duke i lene ne arrest shtepiak te akuzuarit per shperthimin e Gerdecit.

Pak dite me pare gjykata e Tiranes ndryshoi masat e sigurise per kater te pandehurit kryesor te ceshtjes se Gerdecit te cilet mbaheshin ne burg. Ata lane qelite pasi vendimit per arrest shtepie duke qene se kishin kaluar afatet ligjore te mbajtjes se tyre ne qeli.

Sipas ministrit Bujar Nishani tejkalimi i afateve eshte nje situate e papranueshme dhe shume shqetesuese dhe kjo jo vetem per rastin Gerdeci por edhe procese te tjera tha ai vecanerisht ne gjykaten e krimeve te renda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›