Vrasjet e bujshme, Nishani u përgjigjet deputetëve të PS
TIRANE-Mbledhja e Komisionit parlamentar të Sigurisë është shoqëruar me debate mes palëve në lidhje me krimin e organizuar në vend.
Në mbledhjen e sotme Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani ka paraqitur sot raportin për krimin e organizuar si dhe punën 6 mujore të policisë së shtetit në këtë drejtim.
Sipas Nishanit gjatë këtij 6 mujori janë shënuar 76 vrasje ndërsa ka shtuar se është rritur zbulueshmëria në masën 84% për këto krime.
Por, kjo deklaratë e ministrit është kundërshtuar nga deputetët e opozitës në komision të cilët e kanë cilësuar raportin vetëm si statistikor dhe të dhënat e paraqitura si jo të sakta.
Sipas deputetëve të PS-së raporti i policisë nuk është i njëjtë me të dhënat e publikuara nga prokuroria ndërsa kanë shtuar se policia e shtetit është duke fshehur vrasjet.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i ministrit Nishani i cili ka theksuar se policia nuk është duke fshehur veprat penale duke shtuar se Ministria e Brendshme nuk i referohet prokurorisë për statistikat, por të dhënave të saj.
Gjyqtari
I pyetur nga deputetët e PS mbi vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ministri Nishani se policia ka bërë të ditur të dhëna mbi pistat ku po heton.
Sipas Nishanit, vrasja e gjyqtarit, është një krim i organizuar. Ministri theksoi se nuk do të japë informacione mbi problemet e Konimit, pasi po punohet ngushtë me SHISH dhe Prokurorinë lidhur me vrasjen e bujshme.
Vrasja e deputetit Xhindi
Kurse lidhur mbi vrasjen 2 vjet më parë te deputetit socialist, Ministri Nishani theksoi sot se mbi këtë krim ka të dhëna të rëndësishme mbi të cilat po punojnë organet kompetente.
Nishani theksoi se është informuar se hetimet janë drejt rrugës së duhur.
Deputeti socialist Fatmir Xhindi u ekzekutua më 2 maj të vitit 2009 në pragun e shtëpisë së tij në Roskovec të Fierit.
(d.b/BalkanWeb)