E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen 6 grabitësit, 20 vjedhje për 9 muaj

TIRANE-Operacioni i koduar “Pritja e gjatë” ka vënë në pranga autorët e 20 grabitjeve të ndodhura brenda 9 muajsh në kryeqytet.

Grabitësit prej kohësh survejoheshin nga policia dhe vetëm mbrëmë, kur po kryenin vjedhjen e radhës, kanë arritur të vihen në pranga të policisë.
Vetë drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muça, doli sot paradite në një konferencë për shtyp për të zbardhur ngjarjen e ndodhur dje në mbrëmje në afërsi të sheshit "Avni Rustemi". Gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe grabitësve mbeti I plagosur një efektiv I policisë si dhe 2 grabitësit.
“Gjatë operacionit policia arrestoi, Bejo Pasha, 24 vjeç, Niklovan Curraj, 25 vjeç, Jonida Curraj, 21 vjeç, Ani Rrapaj dhe Ilirian Ilimica, të cilët kanë kryer të paktën 20 vjedhje në kryeqytet"- deklaroi drejtori i policisë së Tiranës, Sajmir Muça.

Sipas tij, ky grup grabitësish, të cilët ishin në ndjekje prej disa kohësh nga uniformat blu, teksa kanë hyrë në kazino kanë marrë një shumë parash, por kur kanë dalë nga godina janë ndeshur me policët e grupit të operacioneve speciale, të cilët kishin një kohë të gjatë që vëzhgonin grabitësit.
Duke sqaruar operacionin e policisë, Muça theksoi se grabitësit thirrjes së policisë për tu dorëzuar i janë përgjigjur me zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një efektiv i policisë, si dhe dy prej grabitësve dhe përkatësisht shtetasit Bejo Pasha dhe Niklovan Curraj.

Materialet në ngarkim të të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, 3 të plagosur gjatë një grabitjeje, njëri prej tyre polic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›