Shtepia e Bardhe shton presionin ndaj Kongresit Amerikan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxitojnë, në një kohë që Kombet e Bashkuara kanë frenuar. Ndërhyrja ushtarake në Siri ka ndarë në dy palë komunitetin ndërkombtar dhe opinionin publik amerikan. Ndërhyrja e sekretarit amerikan të shtetit Xhon Kerri në komisionin për punët e jashtme të senatit në favor të sulmit kundër regjimit të Asad, është ndërprerë nga protestat e një aktivisti. Kerri siguron se nuk do të shkelë asnjë në Siri. Por në pjesë të tjera të fjalës së tij e ka rrëzuar sërish këtë hipotezë.
“Jemi dakord për faktin se nuk do të ketë ushtarë amerikanë në Siri. Presidenti Obama ka qenë i qartë për këtë. Nuk kemi ndërmend të marrim një përgjegjësi të tillë në luftën civile në Siri. Kërkojmë autorizim për të goditur dhe dobësuar aftësinë e Bashar Al Asad për të përdorur armë kimike”, deklaroi ai.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun përdor tone më të zbututra dhe paralajmëron Shtëpinë e Bardhë për rreziqet e një ndërhyrjeje ndëshkuese jashtë kornizave juridike të rezolutës së OKB-së.
Por aprovimi mbetet i pmundur me veton e vendosur nga Rusia dhe Kina.
Me kalimin e ditëve ajo që në fillim u duk si pavendosmëri e presidentit amerikan, tashmë merr trajtën e një strategjie të caktuar. Sulmi pas arritjes së një koalicioni minimal dhe që do ti evitonte Uashingtonit të vepronte i vetëm. Pas tërheqjes së Londrës, Parisi mbetet shtylla e vetme që mbështet këtë ndërhyrje.