Gërdeci rekord, 400 dëshmitarë në gjykatë
Prokuroria kërkon si dëshmitarë për të zbardhur tragjedinë e Gërdecit: ministria, deputetë, ushtarakë, civilë dhe familjarë të viktimave. Gjithsej janë 400 dëshmitarë që mund të zbardhin vdekjen "aksidentale" të 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve, si pasojë e keqmenaxhimit të një punishteje demontimi municioni, e vendosur afër qendrave të banuara, aeroportit të Rinasit dhe qytetit të Tiranës. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të akuzës, sipas të cilave 400 dëshmitarët do të kërkohen të paraqiten në Gjykatën e Lartë gjatë zhvillimit të procesit për dosjen "Gërdeci". "Lista me emrat e tyre është dorëzuar në gjykatë në datën 13 mars 2009", thanë burimet nga akuza. Sipas burimeve, mësohet se në listën e personave që janë kërkuar për t‘u marrë në pyetje gjatë gjykimit, janë edhe dy ministra dhe ish-ministra të qeverisë. Lista e dëshmitarëve vijon më pas me punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes, ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm, vartës të të pandehurve, si dhe me banorë të zonës së Gërdecit, persona të plagosur dhe punonjës të fabrikës së demontimit që i shpëtuan ngjarjes tragjike.
Mësohet se 230 dëshmitarë janë punonjës të "Albademil"-it, "Meico"-s dhe familjarë të viktimave të Gërdecit. Ndërsa pjesa tjetër janë ushtarakë, punonjës dhe ish-punonjës të Ministrisë së Mbrojtjes. Ata duhet të vërtetojnë ngjarjen e Gërdecit, ku më datë 15 mars 2008, rreth orës 12:00, sapo kishte filluar pushimi i drekës, dhe disa punëtorë kishin filluar me nxitim transportimin e barutit, i cili ishte i paketuar në thasë plastikë i ndodhur në natyrë, në një sasi të madhe në sheshin e kapanonit. Ndërkohë, në këtë ambient janë shfaqur flakët e para, pranë një karroce, e cila ka qenë e ngarkuar me disa thasë me barut, pranë një grumbulli thasësh baruti. Kjo karrocë përdorej nga grupi i punës i të ndjerit Qemal Deliut. Prokuroria e Përgjithshme për këtë ngjarje ka regjistruar procedimin penal nr.3, viti 2008, dhe ka ushtruar ndjekje penale në hetimet paraprake në ngarkim të 30 të pandehurve të sjellë për gjykim. Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se kjo karroce është salduar nga i ndjeri Qemal Deliu në banesën e tij, disa minuta para se të shfaqej zjarri. Zjarri ka filluar të përhapej me shpejtësi në drejtim të kapanonit. Punëtorët, duke parë se ishte e pamundur që të shuhej kjo vatër zjarri, kanë filluar të largohen nga dy drejtime kryesore, që ishin porta e hyrjes në ndërmarrje dhe nga një portë anësore e kapanonit. Në këto momente ka ndodhur shpërthimi i parë në sheshin para kapanonit, i cili është pasuar nga shumë shpërthime të tjera të njëpasnjëshme, për shkak të sasive të mëdha të barutit të depozituar si në ambientet para dhe brenda kapanonit, ashtu edhe në të gjithë territorin e "Ish-Brigadës së Tankeve", ku ushtronte aktivitetin shoqëria "Albademil shpk". Kjo ngjarje tragjike shkaktoi vdekjen e 26 personave, plagosjen rëndë të 27 personave, 109 personave të plagosur lehtë, 67 personave me dëmtime të tjera të lehta nga kjo vepër penale, 61 personave të tjerë të trajtuar në spitale, për të cilët nuk është mundësuar përcaktimi i shkallës së dëmtimit dhe shumë dëme të tjera. Prokuroria thotë se 5829 personave u është shkaktuar dëm material në vlerë 2141343616 lekë, nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv, që përfaqësojnë shkatërrime dhe dëmtime banesash, biznesesh, orendish të tyre, fermash bujqësore dhe blegtorale. Shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 102500000 lekë nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv, që përfshin shkatërrimin dhe dëmtimin e objekteve sociale, shkollave, zyrave dhe orendive të tyre.