E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjet në Vidohovë, dëshmitarët: Konflikti nisi një muaj më parë

Gjithçka ka ndodhur në mes të ditës dhe fshatit. Vëllezërit Mulliri nga fshati Vidohovë, në Devoll janë sulmuar pas një plani të organizuar nga autori.
Banorët e fshatit Vidohovë kanë qenë dëshmitarë të vrasjes së dy vëllezërve Mulliri dhe plagosjes së vëllait më të vogël, i cili ndërroi jetë në spital.
Një prej banorë të fshatit tregon se konflikti mes dy palëve ka nisur rreth dy muaj më parë,
ndërsa shton se asnjë nuk kishte mundësi të ndërhynte për të shpëtuar vëllezërit nga sulmi.
Banorët thonë se minutat e tmerrit në fshati vijuan edhe pas vrasjes së 2 vëllezërve Mulliri dhe plagosjes së vëllait më të vogël.
Autori i krimit, Besim Karaj ka vijuan të qëllojë në ajër duke terrorizuar fshatin.
Taulant dhe Xhiljon Mulliri, 23 dhe 27 vjeç, u vranë ditën e premte nga Besim Karaj, ndërsa vëllai më i vogël Etlevan Mulliri, vetëm 17 vjeç mbeti i plagosur për të ndërruar jetë në spital.
Shkak i ngjarjes tragjike dyshohet një lidhje jashtëmartesore e një prej viktimave me gruan e vrasësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›