E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau hidraulikun, burg pa afat për 65-vjecarin

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “burg pa afat” për 65-vjecarin Andrea Berberi, i cili pak ditë më parë ekzekutoi 40-vjecarin Luan Puja.

Në seancën e sotme të masës së sigurisë mësohet se Berberi e ka pranuar krimin, duke rrëfyer për trupin gjykues edhe detajet e ngjarjes.

40-vjecari Luan Puja u ekzekutua me armë zjarri nga 65-vjecari pas një sherri, i cili e kishtë zanafillën muaj më parë. Viktima kishte kryer disa punime hidraulike në banesen e autorit të vrasjes, ndërsa ky i fundit nuk e kishte paguar pasi pretendonte se cilësia e këtyre punimeve ishte e dobët.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›