Si i shpëtuam ushtarët francezë në Bosnjë
14/06/2010 Oficeri Fatmir Gjergji rrëfen misionin e veçantë që iu ngarkua shqiptarëve nga komanda gjermane
DURRES- Komanda gjermane e NATO-s në misionin paqeruajtës në Bosnje në vitin 2000 ua besoi ushtarakëve shqiptarë të misionit shpëtimin e ushtarëve francezë, të cilët kishin disa orë që nuk jepnin asnjë sinjal jete. Komanda dyshonte se efektivat francezë të misionit kishin rënë në ndonjë pritë apo kurth të grupeve ekstremiste e terroriste në një nga rajonet e Bosnjës dhe dyshimet erdhën e u përforcuan pasi asnjë francez nuk përgjigjej. Oficeri Fatmir Gjergji, që ishte vendosur në krye të forcave paqeruajtëse shqiptare e kujton me krenari të veçantë misionin në Bosnje dhe zbatimin e detyrës së komandës gjermane në Bosnje. Gjergji pohon se oficerët shqiptarë, kapterët e ushtarët kanë treguar përgatitje të lartë ushtarake, zbatim me përpikmëri të të gjitha detyrave, si dhe disiplinë e harmoni duke u renditur përkrah ushtrisë tejet të disiplinuar gjermane, e cila kishte edhe drejtimin e komandës në këtë mision të vitit 2000. Komandanti me një karrierë të gjatë në forcat e armatosura të Shqipërisë, Fatmir Gjergji, tregon edhe episode të tjera të vështira në të cilat është dëshmuar aftësia e përgatitjes së ushtarëve tanë. Ai ka veçuar operacionet e shpëtimit e të kërkimit të ndërmarra nga ushtria në dimrin e vitit 1985.
Misioni
Oficeri Fatmir Gjergji ka qenë një ndër ushtarakët që ka përjetuar hapat e shpejtë të reformimit të ushtrisë shqiptare pas viteve 90, si dhe ka drejtuar një nga misionet ushtarake paqeruajtëse në Bosnje. Ai kujton se vitet e jetës në uniformën ushtarake i kanë dhënë shumë kujtime, ndërsa ai ka veçuar operacionet e dimrit të vështirë të vitit 1985 dhe misionin në Bosnje. Fill pas përmbysjes së sistemit komunist në Shqipëri ushtria qe një ndër sektorët që u përfshi me hapa të shpejtë drejt integrimin e reformimit. Ushtria shqiptare do të niste të zbatonte strategji, taktika e reforma të përshtatura për integrim në paktin e aleancës ushtarake të NATO-s. Oficeri Fatmir Gjergji, i cili kishte nisur karrierën ushtarake në vitin 1978, tregon se ushtarakët shqiptarë dëshmuan interesim dhe përgatitje të lartë ushtarake në integrimin e forcave tona të armatosura në NATO. Gjergji kujton se u zhvilluan tre stërvitje mjaft të mira, “Sarex 1”, “Sarex 2” dhe “Shqiponja e Paqes 95”. Brigada e reagimit të shpejtë ka realizuar disa stërvitje të përbashkëta dhe në pak kohë u bë elitë e forcave tokësore. Mbresa të veçanta ka lënë kjo brigadë me stërvitjet “Perlati 2001”, “Juba 2005” dhe shumë të tjera, në të cilat kanë qenë të pranishme forcat tona, si dhe ushtarakë të ftuar nga Delegacioni Italian i Ekspertëve (DIE). Në këtë kuadër stërvitja “Shqiponja e Paqes” ishte përgatitje e forcave tona të kompanisë paqeruajtëse që mori pjesë në Bosnje, e cila u zhvillua me amerikanët. Një nga misionet mjaft të rëndësishme qe pjesëmarrja e ushtrisë shqiptare në sigurimin e paqes dhe ruajtjes së rendit në rajonet e nxehta. Në këto rajone jeta jo vetëm e qytetarëve, por edhe e ushtarakeve të NATO-s ishte shumë e pasigurt pasi ato vende ishin të përfshirë në kaos. Gjergji tregon se është punuar me intensitet shumë të lartë, me orar të gjatë dhe me seriozitetin më të madh për të kapur standardet e vendosura nga NATO. Ishte kontingjenti i shtatë që shkonte në Bosnjë në vitin 2000 dhe Fatmir Gjergji u caktua të ishte komandat i kësaj kompanie. Ata do të qëndronin në Bosnje 6 muaj dhe u vendosën në një nga rajonet shumë problematik pasi terreni kishte favorizuar grupe rebele dhe ekstremiste, të cilat mbanin peng rajone të tëra duke kryer vrasje e bastisje të shumta. Shqipëria ishte partnere në këtë kohë me vendet e NATO-s, ndërkohë që ky mision paqeruajtës kishte në krye komandën gjermane. Efektivi paqeruajtësve shqiptarë u vendos në rajonin Rajolevac dhe kontingjenti ynë kishte 70 vetë, nga të cilët 7 ishin oficerë, ndërsa të tjerët kapterë dhe ushtarë. Në tetor të vitit 2000 në Tiranë u krijua brigada e reagimit të shpejtë, një strukturë e re e Forcave të Armatosura. Ajo është një brigadë që u ndërtua me parametra të plotë perëndimorë dhe që u stërvit dhe kompletua sipas standardeve të NATO-s. Brigada e reagimit të shpejtë ka realizuar disa stërvitje të përbashkëta dhe mendoj se edhe sot mbetet elitë e forcave tokësore. Gjermanët e kishin të parin bashkëpunim ushtarak të këtij lloji në terren dhe në fare pak ditë krijuan një opinion mjaft pozitiv. Komandanti Fatmir Gjergji tregon se këto mbresa ata i shfaqnin sa herë që lexohej komunikata apo raportohej për rezultatet. Një fakt i tillë i ngrohu mjaft ushtarakët shqiptarë, të cilët e kanë ndier veten të barabartë me uniformat e NATO-s. Bosnja qe dhe një nga përvojat e reja dhe me shumë kujtime për misionin që kryesoi.
Shpëtimi i francezëve
Një grup ushtarësh francezë kishin mbetur në një ambient të veçuar të bazës në Rajolevac dhe nuk përgjigjeshin prej kohësh. Komanda e bazës që drejtohej nga ushtarakë madhorë gjermanë u vu në alarm sepse fillimisht u mendua se mos kishim të bënim me ndonjë sulm terrorist. Për të menaxhuar situatën dhe për të shpëtuar jetën e ushtarëve francez u caktua që të ndërhynin komandot shqiptare, të cilët kishin bërë praktikë mjaft mirë për raste të tilla. Gjermanët kishin një bazë të tyre për të testuar përfundimisht kontingjentet që do të dërgoheshin nëpër Botë për misione të tilla të ndërlikuara e tepër të vështira, ndërsa trupat shqiptarë nuk kishte një të tillë bazë, por komanda gjermane e kishte testuar kontingjentin shqiptar dhe kishte arritur në konkluzione shumë pozitive Ndaj ia ngarkoi këtë mision të vështirë. Ndërhyrja ishte mjaft serioze dhe gjithçka u përgatit me seriozitet të madh, pavarësisht se ushtarët francezë kishin pirë shumë dhe në gjendje të dehur kishin harruar të ktheheshin në vendet e tyre. Komandanti Fatmir Gjergji ka pohuar se terreni nga baza ku ndodhej kontingjenti shqiptar deri tek ushtarët francez ishte shumë i vështirë aq më shumë kur bëhej fjalë për të shpëtuar paqeruajtësit. Operacioni qe delikat. Ushtarët që morën pjesë në këtë aksion dëshmuan përgatitje të lartë e guxim. Terreni është përshkuar në formë të ndryshme për tiu shmangur çdo të papriture, pasi paqeruajtësit në këtë mision kishin marrë detyrë që tu shmangeshin çdo prite e të mos i përgjigjeshin asnjë lloj provokimi. Francezët ishin të gjithë në gjumë të thellë, pasi kishin konsumuar sasi të madhe alkooli. Kjo ishte edhe arsyeja që ata nuk i janë përgjigjur komandës. Ata u morën nga forcat shqiptare dhe u dërguan në bazë. Kthimi qe edhe më i vështirë. Kjo rriti optimizmin në kontingjentin paqeruajtës shqiptar. Trajnimi gjerman ishte mjaft i rreptë dhe ushtarët tanë u përgatitën mjaft në këtë drejtim, çka bëri që komanda gjermane të vendoste edhe dhënien e lejeve 2-javore të ushtarëve tanë për ti kaluar pushimet në Shqipëri. Gjergji ka thënë se ka ndjekur me shumë vëmendje të gjitha misionet shqiptarë që shkojnë në Bosnje, Irak, Afganistan e në vende të tjera. Ai ka pohuar se ushtarët shqiptarë kanë të gjitha aftësitë teorike, taktike e fizike të përballen në testim si të barabartë me çdo mision tjetër të forcave të NATO-s.
Si u përballua situata në dimrin e vitit 1985
Në telin e linjës së tensionit
të lartë u mblodh 25 ton akull
Një jetë në shërbim, trajnime dhe shërbim në zonat më problematike në të gjithë vendin. Oficeri Fatmir Gjergji tregon në një intervistë momentet më pikante të jetës së tij si ushtarak, sidomos në përballimin e situatën së reshjeve të dëborës në veri të vendit në vitin 1985...
Në dimrin e vitit 1985 ju keni qenë një nga ushtarët në detyrë për një kohë të gjatë në misione humanitare...
Fillimisht unë kam shërbyer në Pukë, pasi mbarova shkollën e bashkuar në Tiranë në vitet 1974-1978. Aty bëra edhe stazhin dhe kjo më dha mundësi të njihja mirë zonën, terrenin, klimën, njerëzit dhe gjithçka që na interesonte për operacione ushtarake apo humanitare. Në Pukë nisa të shërbej si ushtarak menjëherë dhe kam qëndruar aty deri në vitin 1986 pranë shkollës së instruksionit, si instruktor stërvitje, si dhe në shkollën e përgatitjes së kuadrove rezervistë. Më vonë kam kaluar në korpusin e degës së stërvitjes, ndërsa për tre muaj kam qenë komandat i shkollës së lirë ushtarake në Pukë. Dimrin e vitit 1985 e kamë përjetuar nga afër dhe në detyrë si komandant i operacioneve civile. Poshtë në qytet bora ishte deri në 1.5 m trashësi, në fshatra dhe qafa të ndryshme shkonte 2-3 metra. Qafa e Qerretit, Qafa e Malit, Shpali i Mirditës, Qaf Qela, Gomsiçe, Lufi dhe të gjitha pikat dominante nga kalonte udha e makinave në drejtim të Kukësit, Tropojës, Shkodrës e Tiranës qenë të pakalueshme, pasi bora kishte arritur lartësi të madhe. Banorët e këtyre fshatrave në veri e verilindje qenë plotësisht të izoluar, por ajo që e rëndojë situatën ishte ngrica. Kulmet e shtëpive rëndonin nga trashësia e borës dhe rrezikonin të zinin brenda familjarët. Ambulancat, qendrat shëndetësore, magazinat e ushqimit, furrat e bukës, shkollat dhe gjithçka tjetër qe bllokuar nga bora. Rrugët dalloheshin fare pak në ato vende ku kishte fryrë erë shumë e fortë. Të izoluar ishin edhe bagëtitë. Bora nisi me datë 1 janar dhe vazhdoi pa asnjë minutë ndërprerje deri më datë 6 janar duke arrirë deri në 2 m. Për 24 orë bora pushoi për të nisur përsëri më datë 8 janar deri më 11 janar. Kjo periudhë përkonte edhe me lëvizjet e studentëve për në shkollat e larta e të mesme drejt Shkodrës e Tiranës. Të gjithë nxënësit e studentët që kishin dalë nga shtëpitë e tyre kishin mbetur në rrugë. Ata qenë strehuar në shtëpitë më të afërta, atje ku kishin mbetur. Autobusët dhe mjetet nuk lëviznin as me zinxhirë. Detyrë e ushtrisë ishte të hiqte borën nga çatitë e rrezikuara, të hapte rrugët deri tek mulliri apo furra e bukës e magazina, të transportonte të sëmurët dhe të ndihmonte njerëzit që kishin mbetur në rrugë. Misioni sa vinte e vështirësohej pasi rritej numri i familjeve në nevojë. Askush nuk ishte përgatitur për një dimër të tillë që në Malësi ndodh ndoshta një herë në 40-50 vite. Jeta u paralizua plotësisht. Të gjitha forcat e mjetet e ushtrisë u vunë në shërbim të operacioneve civile. Për të mos mjaftuar vetëm sasia e madhe e dëborës, në disa zona kishin nisur të binin ortekë duke rrezikuar shtëpi e banorë të fshatrave. Neve na u desh një javë që të shkonim deri në Kukës, kurse rruga Qafë Mali-Fierzë, nuk u hap fare, ishte e pamundur për shkak të borës së madhe. Udhëtimi qe i vështirë. Prapavija ecte shumë ngadalë pasi bora, të ftohtët dhe stuhia na pengonin për orë të tëra në lugina e shpate malesh. Gjithçka varej nga forcat e ushtrisë. Popullata ishte izoluar, ndërsa kishin rënë disa ortekë duke dëmtuar edhe shtëpi. Një pjesë e tyre ishin bërë të pabanuara, por fatmirësisht nuk pati të vdekur. Në ndihmë të fshatrave në veri e verilindje të vendit ishin nisur edhe kompani me ushtarë e oficerë nga Tirana.
Afërsisht e njëjta situatë u përsërit edhe në muajin nëntor apo jo?
Situata e janarit erdhi thuajse me të njëjtat probleme edhe në muajin nëntor. Kur u ngritëm në mëngjes dhe pamë një bardhësi që kishte mbuluar çdo gjë. Mësuam se bora në këtë kohë kishte rënë si e prerë me thikë pasi kishin rënë shumë reshje deri në zonën e pishës, pra 700-900 m mbi nivelin e detit, kurse mbi këtë lartësi kishte borë. Akulli kishte zbardhur çdo gjë. Linjat telefonike dhe elektrike dolën jashtë përdorimit. Temperaturat mjaft të ulëta ngrinë edhe shtyllat e drurit, të cilat më pas nga një erë e fortë u thyen të gjitha. Po kështu edhe pyjet u dëmtuan rëndë. Nga ngrica u rrëzuan mijëra pemë, kurorat e të cilave nuk e përballonin dot peshën. Në këtë kohë u provua se një tel i tensionit të lartë kishte mbledhur një sasi akulli me peshë të përafërt me 25 ton në gjatësinë nga njëra shtyllë në tjetrën. Në disa fshatra urat kishin dalë jashtë funksioni. Edhe rrugët pësuan shembje duke u bërë të pakalueshme dhe shumë të rrezikshme. Në fshatrat e si në Gjegjan, Iballe, Qaf Mali, Qaf Shllak etj pati edhe raste të vdekjeve të njerëzve dhe ne na duhej të lironim rrugët. Të gjitha segmentet që lidhin zonat apo fshatrat ishin të pakalueshme nga bora dhe akulli. Madje për disa ditë për shkak të borës dhe ngricës së madhe njerëzit nuk kanë mundur të çajnë deri në varrezat e fshatit duke u detyruar të gjejnë një vend në arën pranë shtëpisë dhe vetëm me përmirësimin e motit ti rikthehen detyrimit për të kryer ritualet mortore sipas zakonit të fshatit e zonës. Shkollat qenë mbyllur, ujësjellësit kishin grirë tubacionet, furrat e bukës kishin fare pak apo edhe aspak dru zjarri. Magazinat e rezervave të shtetit ishin izoluar dhe për të vajtur deri atje na është dashur të vënë në lëvizje dhjetëra efektivë. Banorët i kishin varur të gjitha shpresat tek ne. Ndjenja e solidaritetit qe e madhe. Të rinj e burra u bashkuan me ne për të kryer detyrat e emergjencës civile.
Pas largimit nga Puka, ku iu qëlloi të shërbenit?
Erdha në Manëz të Durrësit në vitin 1988 ku u emërova shef shtabi i brigadës dhe më pas komandant i brigadës së Durrësit deri në vitin 1992. Në këtë kohë filluan reformat në ushtri, nisi ndryshimi i konceptit për ushtrinë tonë, nga ushtri e pikave të hapjes, në ushtri të kazermës. Nga ana tjetër një punë mjaft e madhe u bë me mbledhjen e armatimit që ishte shpërndarë në mijëra pika në gjithë vendin. Duhej shkurtuar personeli ushtarak dhe duhej përballuar kapaciteti i forcave të armatosura me personelin që mbetej. Njohja e puna me ushtarakë të pasionuar dhe shumë të zotë na ka mundësuar të kryejmë misione të rëndësishme. Kuadro të tillë të ushtrisë si Arseni Stroka, Llukan Mefshi, Gani Elezi, Novruz Zejnati, Mustafa Harizi, Kurt Gjika, Luan Shehu, Kanan Imaj, Petrit Petova, Budjon Arapi, Fadil Nanaj, Qatip Alia, Serjan Halili, Sheme Kosova dhe shumë të tjerë kanë mundur të realizojnë misione e detyra të rëndësishme. Me të tillë komandantë, kolonelë e gjeneralë çdo operacion shkonte sipas parashikimeve, pasi ata kishin njohuri të plota teorike-taktike dhe përgatitje të lartë morale.