E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD prezanton platformen per reformimin e gjyqesorit

Tirane- Keshilli i Larte i Drejtesise prezantoi dje reformen ne gjyqesor, si nje nga reformat me te rendesishme ne vend. Ne kete takim moren pjese perfaqesues dhe eksperte te Komisionit Evropian, misionit Euralius, OSBE, USAID dhe OPDAT. Pjese integrale e ketij prezantimi ishte shkembimi i ideve dhe paraqitja e sugjerimeve te pershtatshme nga ekspertet e huaj mbi kete qendrim te Keshillit. Gjate fjales se tij zevendeskryetari i KLD-se, Kreshnik Spahiu, vuri ne dukje se riorganizimi i sistemit per shkak te ndryshimit te numrit te gjyqtareve, ne shume gjykata te Shkalles se Pare dhe Apelit, eshte nje moment historik per sistemin gjyqesor dhe se ky proces duhet te jape efekt pozitiv ne drejtim te rritjes se dy komponenteve; cilesise se gjykimeve dhe shpejtesise se tyre. "Me reformen e re, do te rritet cilesia ne gjykime. Gjyqesori shqiptar ndodhet ne nje proces historik. Do te rrisim cilesine ne gjykime, per te permiresuar praktikat negative", theksoi dje Spahiu. Pas prezantimit te detajuar te metodologjise dhe kritereve specifike mbi levizjen e gjyqtareve, dhane opinionet e tyre mbi keto ceshtje ekspertet nderkombetare te pranishem ne takim. Keshilli i Larte i Drejtesise mban parasysh rendesine e nje procesi te vazhdueshem konsultimi, duke evidentuar se te gjitha mendimet dhe sugjerimet e paraqitura jane te vlefshme dhe do t'i sherbejne finalizimit te nje politike nga Keshilli, politike e cila synon te jete varianti me i mire ligjor per te rritur si performancen e gjykatave, ashtu edhe per te konsideruar nevojat e gjyqtareve.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›