Shkarkohet kreu i PS-së së Lushnjes Leonard Gogu

Asambleja e degës së PS-së për Lushnjes në mbledhjen e sotme ka shkarkuar kreun e kësaj partie Leonard Gogu. Vendimi i asamblesë vjen pas deklaratës së Gogut se kreu i PS-së Edi Rama duhet të dorëhiqet. Më herët asambleja i cilësoi deklaratat e kryetarit të degës së Lushnjes Leonard Gogu si personale dhe jo të vlerësuara nga kjo asamble. Ndërsa vetë kreu i PS-së së Lushnjes pre disa vitesh Gogu I ka cilësuar si shkelje të statute shakrkimin e tij duke theksuar se në mbledhjen e asamblesë ishin vetëm 18 anëtarë nga 90 që janë gjithsej. Ai gjithashtu shprehu keqardhjen për këtë veprim të asamblesë duke shtuar se ka kërkuar zbatimin e statutit për Ramën.