Vrau të dashurin e nënës, gjykata: 12 vite burg për komandon Aldo Morina
Tiranë- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 12 vite burg komandon Aldo Morina, i akuzuar për vrasjen e partnerit të nënës së tij. Krimet e Rënda pranuan gjykimin e shkurtuar për Morinën duke ia ulur dënimin me 8 vite.
Morina akuzohet për vrasjen e taksistit Mehmet Beqiri, për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje të taksistit.
Gjyqtari Kalia administroi në dosje një sërë vlerësimesh dhe medalje të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e forcat ndërkombëtare për ushtarin e forcave komando Aldo Morina. Morina kishte marrë pjesë në dy misione paqeruajtëse në Afganistan dhe në qershor do të shkonte në Irak.
Prokuroria më 1 janar 2013 ka vrarë Beqirin pas një debati të shkurtër të ndodhur pranë rrethimit të Spitalit të Pediatrisë, ku nëna e autorit punonte si infermiere. Pas debatit Morina ka nxjerrë pistoletën e punës dhe e ka qëlluar taksistin Beqiri duke e lënë të vrarë.
Morina pas krimit është vetëdorëzuar së bashku me armën e krimit. Policia tha se në makinën e taksistit ka gjetur dhe sekuestruar një thikë me të cilën viktima e kishte kërcënuar autorin dhe nënën e tij.
Morina ka deklaruar para togave të zeza se e vrau taksistin sepse i dhunonte sistematikisht të ëmën.