E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton pagën e 13-të: Kaskada e Devollit, qendër punësimi

berisha-fushataGramsh- Kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot fushatën elektorale në qytetin e Gramshit, ndërsa prej andej premtoi më shumë investime në infrastrukturë, arsim dhe në shendetësi. Ai ka premtuar se në fund të këtij viti Partia Demokratike do të japë pagën e tretë për punonjësit e administratës.

Gjithashtu shefi i ekzekutivit e cilësoi si mjaft të rëndësishëm ndërtimin e HEC-it të Devollit, ku sipas tij ai do të sjellë hapjen e dhjetra mijërave vende pune.

Gjithçka për zhvillimin e Gramshit, Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë. Shqipëria në këto vite të krizës sipas KE-së është nga më të paktat që nuk pati rritje, por ulje të papunësisë. Në Gramsh, Elbasan dhe Shqipëri ka mjaft qytetarë që vuajnë nga papunsëia. Zotohem se katër vitet që vijnë do bëjmë gjithçka për punësimn, për rroga të mira. Kemi një plan konkret për punësimin e qytetarëve të Gramshit dhe gjithë shqiptarëve. Ai bazohet në vazhdimin e infrastruktutrës më moderne. Zotimi im është se katër vitet që vijnë se nga Tomorrica dhë të gjithë anët e këtij rrethi do asfaltohet çdo rrugë, do investohet në çdo shkollë, ujësjellësa, do ju japim infrastrukturën lagjeve të qytetit. Katër vitet që vijnë do të rindërtohet e ndërtohet çdo shkollë, ujësjellës dhe do të trefishohen financimet për fermerët. Katër vitet që vijnë Gramshi shndërrohet në epiqendrën e punësimit sepse filluan punimet për ndërtimin e punimeve në kaskadën e Devollit. Por përveç kaskadës janë edhe 14 HEC-e,- tha Berisha.

Në vijim kreu i qeverisë deklaroi se në mandatin e ardhshëm Shqipëria do të marrë statusin kandidat të integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa ka ironizuar edhe deklaratat e kryesocialistit Edi Rama. Ai u shpreh se asnjë polic nuk paguan taksa sa kryeministri, duke shtuar se një kryeministër paguan taksa në bazë të pagës së tij. Berisha e ka ftuar zotin Rama në Grmash për të parë ndërtimin e rrugëve të reja, duke thënë se ai gënjen çdo ditë kur thotë se nuk ka investime në këtë zonë.

Alterantiva tjetër është e bllokimit, mohimit dhe shpifjeve. Ju bëj thirrje qytetarëve të Gramshit, demokratë, socialistë dhe të pa parti. Cili ishte mesazhi që i dërgoji në atë shesh kompnaisë gjigand që është njëshi në botë për ndërtimin e HEC-eve kur tha se Berisha po u tregon përrallën e hidrocentraleve. Statkraft është kompania më serioze në ndërtimin e HEC-eve. Qesharak bëhet ai që e quan përrallë projektin e tij, vendin për të ndërtuar HEC-in e Devollit, për të punësuar mijëra qytetarë nga Gramshi. Nuk është ndërtuar asnjë kilometër rrugë. Shoku i autobusit, pyete pak përfaësuesin tënd se 7 km rrugë kishte në Gramsh 6 vite më parë dhe sa janë shtruar sot? U bëj thirrje kryetarëve të komunave ta ftojnë autobusin mavi dhe të ecë në rrgën që ndërtuam. Shkaku i autbusit para këtyre grave dhe burrave the një gënjeshtër dhe smund të thuash se qeveria ska ndërtuar 1 km rrugë në Gramsh. Qeveria ka ndërtur dhjetra kilometra rrugë. Qeveria ka ndërtuar dhe rindërtuar shkolla në këtë bashki që qeveriset nga socialistët. U them qytetarëve që policia paguan taksa sa kryeministri. E turpshme. Kryeministri paguan aq herë më shumë sa më të madhe e ka rrogën se çdo qytetar tjetër. Gënjeshtra ëshë vesi më i lig i burrit. Taksa e të dhjetës është taksa e Biblës, Kuranit më e ndershme,- vijoi ai.

Në përfundim Berisha u shpreh se katër vitet që vijën do të jenë vendimtare për punësimin. Ai tha se do të rriten pagat dhe pensionet dy herë më shumë se rritja e çmimeve. Gjithashtu kryeministri premtoi zhvillimin e turizmit në malet e Gramshit, duke thënë se kush investon aty nuk do të paguajë asnjë taksë gjatë shtatë viteve të para.

Berisha në Mollas: Qëllimi ynë, ju të keni sa më shumë përfitime

Gjatë mesditës kryeministri i zhvendos në zonën e Mollasit, ku bëri ingurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Mollas-Selitë-Frashër. Në fjalën e tij Berisha u shpreh se kjo rrugë u shërben 15 mijë banorëve, ndërsa shtoi se qeveria do të punojë për mirëqenien e qytetarëve.

Ne kemi një qëllim. Qëllimi ynë është që ju të nxirri më shumë fitime nga djerasa që derdhni në këtë tokë. Që mirqënia të rrirtet. Ne po ndërtojëm rrugë. Pa rrugë çdo prodhimi i humbet vlera dhe përgjysmohet. Rruga shërben 15 mijë banorëve. Por një seri rrugësh të tjera janë ndërtuar dhe do ndërtohen në mbarë Dumrenë. Së dyti jem zotuar për ju që të keni infrastrukturën të njëjtë me akset e qyteteve, ju të të keni rrgë shumë të mira, shkolla shumë të mira, kanalizime, ujësjellësa. Po bëjmë gjithçka për sistemin e vaditjes,- vijoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›