E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosi pronarin e "Mojitos", arrestohet pas dy muajsh

Tirane-Arrestohet ne Tirane, pas dy muaj kerkimesh Elton Fusha, i akuzuar per plagosjen e pronarit te lokal "Mojitos", ngjarje e ndodhur ne 27 gusht te ketij viti, ne afersi te Liqenit Artificial. Arrestimi i 34-vjecarit Fusha, eshte kryer nga specialistet e seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Shendetit. Ai akuzohet per "vrasje me paramendim e mbetur ne tentative" ne bashkepunim, si dhe "prodhim dhe mbajtje te armeve luftarake e municioneve". Ngjarja per te cilen akuzohet Fusha, ka ndodhur ne ambientet e lokal "Mojitos". Nje prej klienteve te lokalit, pas nje sherri me pronarin e tij, Edmond Perbibaj, e ka qelluar kete te fundit me pistolete. Plumbi e ka goditur 32-vjecarin ne krahe duke mos i rrezikuar atij jeten. Pas hetimeve policia hodhi dyshimet per autoresine e vepres, ndaj Elton Fushes. Sipas policise, Fusha e ka kryer vepren penale ne bashkepunim edhe me dy persona te tjere. Sipas deklarimeve te pronarit te lokalit, ngjarja ka ndodhur pas nje grindje me personin e akuzuar, 4 dite para se ai te qellohej me arme. Perbibaj ka deklaruar ne polici, se personin qe e ka qelluar e njihte si klient qe i shkonte vazhdimisht ne lokal. Ai ka treguar se Elton Fusha, i kishte kerkuar para diten kur mes tyre ndodhi edhe grindja. Mesa duket mos dhenia e ketyre parave eshte bere edhe shkak i sherrit qe me pas ka perfunduar ne perdorimin e armes nga Fusha.

Pas ngjarjes policia ka mundur te identifikoje autorin, por arrestimi i tij u be dy dite me pare.

L.Koraqi

Plagosja

Ngjarja per te cilen akuzohet Fusha ka ndodhur ne ambientet e lokal "Mojitos". Elton Fusha, pas nje sherri me pronarin e tij Edmond Perbibaj, e ka qelluar kete te fundit me pistolete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›